Flash

“Ja ku janë 200 mijë për Lulaj”: Disiplina aprovon kërkesën, Tirana do të paguajë në FSHF

Lapsi.al 14 September 2023
“Ja ku janë 200 mijë për Lulaj”: Disiplina aprovon

Fundi i kampionatit të kaluar rëndon ende mbi Tiranën. Më saktë ndeshja e luajtur në Rrogozhinë mes Bylis e Tiranës pas së cilës bardheblutë jo vetëm humbën titullin kampion, por panë ti dënohen edhe 6 lojtarë. Kështu, Bekaj, Iseni, Lulaj, Aleksi, Gjumsi dhe Hasani u dënuan, të parët një e dy vjet respektivisht, edhe pse portieri më pas u fal (2 ndeshje skualifikim), ndërsa të tjerët 6 ndeshje.

Bruno Lulaj nuk ka mundur dot të luajë në dy javët e para të kampionatit, por Tirana ka tani mudnësinë ta rikthejë në fushë. Komisioni i Disiplinës vendosi Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për mbrojtësin, në bazë të nenit 75 të KDS. Vendimi erdhi pasi Komisioni u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur.

Lulaj në fakt ishte dënuar me 6 ndeshje pezullim, për dhunën e ushtruar ndaj arbitrave të ndeshjes, të kryesuar nga Kridens Meta pas ngjarjeve në Tirana-Bylis të kampionatit të kaluar. Bylis, që luante në Rrogozhinë si vendas barazoi 2-2 dhe më pas shpërtheu tërbimi i tifozëve mbi Kridens Metën. Sipas tyre ai ishte fajtor për një 11 metërsh të paqenë.

Lexo më tej: Lulaj dëmtohet përsëri: rezonanca i jep frymëmarrje lehtësusese Tiranës

Nga ajo kohë, Lulaj ka shlyer 4 ndeshje skualifikim dhe tani Tirana do të konvertojë dy ndeshjet e mbetura duke paguar në arkat e FSHF-së 200 mijë lekë për të kthyer mbrojtësin në fushë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI