Flash

Dwamena fenomenal, tre gola në 21 minuta: Egnatia thyen 4-3 Erzenin, por rrezikon rikuperimin në fund

Lapsi.al 13 September 2023
Dwamena fenomenal, tre gola në 21 minuta: Egnatia thyen 4-3 Erzenin, por

Pas dështimit në debutim, në shtëpi kundër Erzenit, është kthyer Egnatia "e zakonshme". Rrogozhinasit kanë mposhtur me poker edhe Erzenin, në javën e tretë të kampionatit, në një ndeshje argëtuese për tifozët, por jo për Tetovën (ende i skualifikuar). Raphael Dwamena konfirmohet lideri absolut dhe njeriu më i rrezikshëm i jeshilzinjve (tregolësh për të) por prapavija lë për të dëshiruar. Kundër shijakasve përfundon 4-3, me skuadrën e Deliallisit që nuk pati më kohë të kompletojë rikthimin.

SUPER DWAMENA

Egnatia duket një makineri golash: tetë në dy ndeshjet e fundit, duke ngecur në të thatë vetëm në ndeshjen e parë me korcarët. Problemet, nëse ka, janë prapa. Në tre javë rrogozhinasit kanë pësuar pesë gola: shumë për një skuadër që synon objektiva të mëdha. Në Rrogozhinë u duk një lojë fëmijësh për skuadrën e drejtuar nga asistenti Julian Brahja. Në 21 minuta Dwamena shënoi tre herë. Pasi zhbllokoi sfidën në minutën e 9, sulmuesi mposhti Hasanbelli edhe në minutën e 15. Trigolëshi i 28 vjeçarit u kompletua në minutën e 21, duke ndëshkuar portierin brenda zonës.

Lexo më tej: Disiplina lë pa trajner Egnatian: “urdhërohet” Skënderbeu e Tirana të dëshpërblehet Bregu, Daja e Hasani

RIKTHIMI I ERZENIT

Edhe goli i Maliqit në minutën e 30' nuk është se solli shumë shpresë te Erzeni. Sepse Zejnullahi ktheu distancën e tre golave para se skuadrat të shkonin në pushim. Ajo që ndodhi pjesën e dytë pastaj, duhet të shqetësojë Tetovën në njërën anë dhe të bëjë optimist Deliallisin në tjetrën. Erzeni provoi të luante shanset e tij, ashtu si kishte bërë me rikuperimet në pjesën e dytë në dy javët e para të kampionatit. Meçja në minutën e 54’ shënoi golin e dytë dhe Kahrimanoviç me penallti bëri 4-3 në minutën e 93’. Sa keq që nuk kishte më kohë, por Erzeni i shkoi pranë barazimit të tretë radhazi. Egnatia ngjitet në 6 pikë, ndërsa shijakasit provojnë humbjen e parë, duke qëndruar në kuotën 2 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI