Flash

Në Rumani mes provokimeve e me Muriqin të përjashtuar, Kosova dënohet nga Stanciu e Mihaila

Lapsi.al 12 September 2023
Në Rumani mes provokimeve e me Muriqin të përjashtuar, Kosova

Një mbrëmje e vështirë për Kosovën në Rumani, me Dardanët të detyruar të përballojnë kundërshtarin në fushë dhe presionet nga shkallët e stadiumit. Në fund, pas një ndërprejre të gjatë për parrulla e kore ofensive, Kosova mundet 2-0 në transfertë. Me 10 lojtarë nga fundi i pjesës së parë, me Muriqin të përjashtuar, ndeshjen e vendosi Stanciu 7 minuta nga fundi. Sulmuesi humbi edhe një 11 metërsh pas një ore lojë. Në shtesë vulosi rezultatin Mihaila.

Pak do të mbahet për futboll kjo ndeshje, e ndërprerë pas vetëm 18 minutash. Sikur të mos mjaftonin koret ofensive, në stadium u hap edhe një parullë “Kosova është Serbi” nga ultrasit vendas. Kështu, ndeshja u pezullua për mbi 50 minuta, para se skuadrat të ktheheshin në fushë. Kosova i kishte shanset për të shënuar, por në momentin më të mirë mbeti me 10 lojtarë. Kartoni i dytë i verdhë për Muriqin dhe këtu loja mori një rrjedhë tjetër.

Rumania dominoi plotësisht pjesën e dytë duke krijuar raste të shumta. Stanciu humbi edhe një penallti, por korrigjoi gjithcka në minutën e 83'. Goli i avantazhit dhe pastaj Mihaila vulosi fitoren 2-0, që lë Kosovën në vendin e parafundit në grup. Tashmë mbetet vetëm konfirmimi matematikor që skuadra e Gliha nuk do të shkojë në Euro 2024.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 shfaqet një tjetër goleadë nga Spanja, që shkatërron Qipron me rezultatin 6-0. Nuk mbetet pas Belgjika me një 5-0 ndaj Estonisë, i tërhequr nga dygolëshi i Lukaku (shënon edhe De Ketelaere). Arnautovic udhëheq Austrinë përballë Suedisë (3-1 dhe dygolësh i sulmuesit). Në Grupin C Italia kalon jo pa vështirësi Ukrainën me dygolëshin e Frattesi Në të njëjtin grup, Elmas i dha fitoren Maqedonisë së Veriut ndaj Maltës (0-2). Norvegjia imponohet 2-1 ndaj Gjeorgjisë me firmat e Haaland-Odegaard, Në Grupin e Kosovës, triumfon Zvicra 3-0 ndaj Andorrës me golat e Xhakës e Shaqirit.

Euro 2024 Qualification: Group A

Norway 2-1 Georgia

Spain 6-0 Cyprus

Euro 2024 Qualification: Group C

Italy 2-1 Ukraine

Malta 0-2 North Macedonia

Euro 2024 Qualification: Group F

Belgium 5-0 Estonia

Sweden 1-3 Austria

Euro 2024 Qualification: Group I

Israel 1-0 Belarus

Romania 0-0 Kosovo

Switzerland 3-0 Andorra

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI