Flash

Infarkt në timon, përplas pesë makina të tjera: çiklisti Nathan Van Hooydonck në gjendje të rëndë

Lapsi.al 12 September 2023
Infarkt në timon, përplas pesë makina të tjera:

Nathan Van Hooydonck, çiklisti i Jumbo-Visma, është shtruar në spital në gjendje dëshpëruese pasi u ndje keq teksa drejtonte makinën e tij në Kalmthout, Belgjikë. Në semaforin e kuq, çiklisti humbi kontrollin e makinës së tij, u nis duke shkelur gazin dhe përplasi pesë automjete të tjera. Të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një fëmijë në një Range Rover. Me Van Hooydonck në makinë ishte edhe gruaja e tij Alicia, tetë muajshe shtatzënë. Fatmirësisht, gruaja mbeti krejtësisht e padëmtuar, siç rezultoi pas kontrolleve në spital.

Lexo më tej: Video/ Hapi krahët në shenjë triumfi, Evenepoel përplaset me një grua: çiklisti përfundoi i gjakosur

Një dëshmitar i aksidentit tregoi dinamikën e ngjarjes: "Shkova menjëherë te Range Rover-i i zi. Pashë që brenda ishte një grua dhe menjëherë u përpoqa ta qetësoja. Menjëherë mbërritën dy punonjës socialë të policisë për ta ndihmuar gruan. Më pas u ktheva në makinë. për të parë se si ishte burri. Mendoj se kishte një konvulsion apo diçka e tillë. Ne filluam menjëherë ta ringjallnim dhe kur mbërriti ndihma shkova për të parë nëse mund të bëja diçka për njerëzit e tjerë".

Nuk ka ende lajme zyrtare, por sipas asaj që filtron nga spitali ku është shtruar çiklisti, gjendja duket e pashpresë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI