Flash

Video/ Përralla e Luksemburgut mbaron keq në Algarve: Portugalia fiton 9-0, Kramaric firmos suksesin e Kroacisë

Lapsi.al 11 September 2023
Video/ Përralla e Luksemburgut mbaron keq në Algarve: Portugalia fiton
Festival golash në mbrëmjen e eliminatoreve të Euro2024, me protagoniste absolute Portugalinë. Përzgjedhja e udhëhequr nga Martinez bën gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në grupin J, duke shkatërruar Luksemburgun. 9-0 pavarësisht skualifikimit të Cr7, me dy gola nga Gonçalo Ramos, Diogo Jota dhe Gonçalo Inacio. Uellsi, Islanda dhe Sllovakia fituan, por mbi të gjitha triumfoi Kroacia. 1-0 kundër Armenisë me golin e Kramaric dhe arritja e Turqisë në krye të grupit D.

GRUPI D

Raundi pushim i Turqisë, kryesuese e grupit D, i lejon Kroacisë të arrijë në krye me dhjetë pikë. Në fakt, Perisic dhe të tjerët mposhtën Armeninë 1-0 në Jerevan, në një ndeshje plot mundësi sidomos për kombëtaren ballkanase. Kroacia e nisi fuqishëm menjëherë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 13'. Pas një rrëmuje në zonë, devijimi i Kramaric zgjidhi ndeshjen. Goli i sulmuesit të Hoffenheim fillimisht u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Gvardiol, por një kontroll i gjatë VAR zbuloi se qendërsulmuesi mbahej në lojë nga Dashyan. Goli u lejoi kroatëve të kontrollonin topin dhe ritmin, duke iu afruar golit me Ivanusec. Norberto Briasco hyri në lojë në pjesën e dytë dhe pothuajse barazoi për Armeninë në minutën e 77'. Pjesa e dytë, megjithatë, ishte një monolog i kroatëve, të cilët u afruan pranë dyfishimit të rezultatit tre herë. Čančarević ishte vendimtar për të shmangur një deficit më të madh, me Armeninë që mbeti e treta me 7 pikë, -3 nga kreu. Armenia arrihet edhe nga Uellsi, që rimerr veten pasi mposhti Letoninë 2-0 në Riga. Në një ndeshje të dominuar, miqtë kaluan përpara në minutën e 29' me penalltinë e Aaron Ramsey. Neco Williams ishte afër dyfishimit të rezultatit në pjesën e dytë, por pak më pas rasti i vetëm i Letonisë erdhi me Ikaunieks. Në fund, Brennan Johnson impenjoi Ozols dhe Uellsi protestoi për një përjashtim të munguar, përpara se të shënonte golin e dytë e të merituar. Shënoi Brooks në minutën e 96', duke i çuar uellsianet në shtatë pikë. Gjithçka në lojë në grup, me katër skuadra në tre pikë distancë: Turqia dhe Kroacia me 10, Uellsi dhe Armenia me 7.

GRUPI J

Festival golash në Algarve, ku Portugalia mposhti Luksemburgun dhe mbetet me pikë të plota pas gjashtë ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Luzitanët arrijnë në 18 pikë, duke mbetur të pamposhtur si Franca dhe Skocia. Ndeshja u zhbllokua thuajse menjëherë, me golin me kokë të Gonçalo Inacio, që bëri 1-0 në minutën e 12'. Gonçalo Ramos dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë dhe pas gjysmë ore erdhi dygolëshi i sulmuesit të PSG, që zëvendësonte Cristiano Ronaldon e pezulluar. Në mbrëmjen e ëndrrave të Gonçalo u bashkua edhe Inacio, që shënoi golin e dytë përsonal (49') në shtesën e pjesës së parë. Më pas Portugalia bëri difernecën me dygolëshin e Diogo Jota (57' dhe 77') dhe golat nga Ricardo Horta (66'), Bruno Fernandes (83') dhe Joao Felix (88'). Nëntë gola që e bëjnë të ikë Hantz, i cili largohet nga fusha në minutën e 84', i tërbuar nga ecuria e ekipit të tij dhe mungesa e mbrojtjes në aksionin e 8-0. Lexo më tej: Fusha 'e patateve' e Shkupit fundosi Italinë, Immobile i përlotur: "Moment i vështirë, duhet të jemi të bashkuar"; Pas Portugalisë është Sllovakia, e cila arrin në 13 pikë duke mposhtur Lihtenshtejnin me tre gola në gjashtë minuta. Hancko (1'), Duda (3') dhe Mak (6') nënshkruan fillimin e mrekullueshëm për Lobotka dhe shokët e tij, që e zgjidhën ndeshjen në gjysmë ore dominimi absolut. Komplikohet, ndërkohë, rruga e Bosnjës e arritur me 6 pikë nga Islanda, pas humbjes 1-0 në Reykjavik. Dzeko dhe shokët e tij humbën dy mundësi të qarta shënimi dhe u përplasën me Runarsson, duke u ndëshkuar në minutën e 91'. Goditja e Þorsteinsson u devijua dhe ish-lojtari i Real Sociedad Finnbogason shënoi golin, që i dha suksesin e parë Hareide.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI