Flash

Gjermania në krizë, kërkon shpëtimin te Klopp: shpreson ta bindë për Botërorin 2026

Lapsi.al 11 September 2023
Gjermania në krizë, kërkon shpëtimin te Klopp: shpreson ta

Tani duhet një zëvendësues. Pasi shkarkoi Hansi Flick, i cili humbi tre ndeshjet e fundit për Gjermaninë (kjo nuk kishte ndodhur që nga mesi i viteve '80), Federata duhet të gjejë një trajner të ri. Vendimi është delikat, sepse gjermanët, të cilët do të presin kampionatin europian në qershor, kanë një ëndërr, e paarritshme këtë sezon. Drejtuesit e DFB dhe tifozët janë unanim: njeriu i përsosur për të rifilluar do të ishte Jürgen Klopp. Tekniku gjerman megjithatë nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool.

Panzerat besojnë se Klopp do të transmetonte atë energji që i mungon prej disa vitesh kombëtares. Për këtë arsye, dikush në Federatë po mendon për një zgjidhje të përkohshme, për të provuar më pas sulmin në fund të sezonit aktual. Idea është t'i kërkohet Klopp që të udhëheqë Gjermaninë në Kupën e Botës që në vitin 2026 do të luhet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. Megjithatë, me fillimin e Kampionatit Evropian në tokën teutonike pas nëntë muajsh, me gjermanët (askush nuk e ka fituar më shumë se ata garën) që nuk kanë triumfuar që nga viti 1996, nuk ka vend për zvarritje. Ky është dyshimi i madh që mundon Federatën.

SITUATA

Të martën në mbrëmje, në Dortmund, kundër Francës, në stol do të jetë Rudi Völler (ish trajner nga viti 2000 deri në 2004), aktualisht drejtor sportiv i DFB-së. Disa spekulojnë se Völler, një nga figurat më të rëndësishme në futbollin gjerman, mund të jetë i vetmi opsion i besueshëm si provizor. Vetëm ai mund të drejtojë kombëtaren gjermane në Kampionatin Evropian, duke e ditur se më pas do t'i duhej t'i linte vendin Klopp. Federata gjithashtu synon të testojë ujërat me Julian Nagelsmann, i shkarkuar në mars nga Bayern. Ai do të ishte trajneri më i ri në historinë e Gjermanisë (aktualisht rekordi i përket Klinsmann). E në këtë pikë marrëdhënia e tij me Kimmich mund ta lehtësojë këtë.

Lexo më tej: Turpërimi me Japoninë trondit Gjermaninë, shkarkohet Flick: në pankinë kundër Francës ulet Völler

Megjithatë, në realitet, jo të gjithë drejtuesit besojnë se ai është njeriu i duhur. Disa qëndrime nuk janë bindëse (vendimi i tij për t'u larguar për pushime një ditë pas disfatës ndaj Leverkusen, që më pas i kushtoi shkarkimin nga Bayern nuk u vlerësua). Për më tepër, ai është ende nën kontratë me klubin bavarez, i cili mund të kërkojë kompensim për ta liruar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI