Flash

FOTO/ Cigarja e dëshpërimit të Santos e vetmia e Lewandowski: Polonia ikën e shkatërruar nga shqipëria

Lapsi.al 11 September 2023
FOTO/ Cigarja e dëshpërimit të Santos  e vetmia e Lewandowski:

Polonia është larguar me shije të keqe këtë herë nga Tirana. Kujtimi i herës së fundit ka mbetur një mirazh. 2-0 e humbjes në Arenën Kombëtare përballë kuqezinjve të teknikut Sylvinho ka lënë gjurmë edhe në fytyrat e portagonistëve, Santos i pari e me të edhe Lewandowski. Largimi i tyre nga Shqipëria ka qenë i trishtë. Të parët që u shfaqën në hollin e hotelit ishin Fernando Santos dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Gazetat në Poloni shkruajnë se portugezi ishte dukshëm i shqetësuar, ndoshta se hijet e shkarkimit janë më pranë se kurrë. Santos doli jashtë përpara se drejtuesi i delegacionit të jepte sinjalin për të hipur në autobus. Portugezi nuk mund të mbijetonte pa një duhan. A ishte një nga cigaret e fundit si trajner i kombëtares polake?

Shoferi mbyll derën e bagazhit, të gjithë lojtarët dhe stafi janë gati të largohen, pastaj shtrohet pyetja: “Ku është Lewandowski?” Trajneri dhe stafi më pas kuptuan se sulmuesi i Barcelonës është larguar i vetëm nga vendi ynë për në Spanjë. Jo të gjithë u kthyen në Varshavë. Disa nga lojtarët shkuan direkt nga Tirana në klubet e tyre. Kështu ishte, p.sh. në rastin e Mateusz Wieteska.

Lexo më tej: "Një fitore për gjithë Shqipërinë": Sylvinho ekzaltohet, ka edhe tre finale por pret Brojën

Gjithashtu mungonin në autobus: Robert Lewandowski. Kapiteni i kombëtares polake ishte larguar më herët nga hoteli Hilton Garden Inn dhe ishte larguar vetë nga Shqipëria. Ndër lojtarët e skuadrës së parë, ata që shkuan në një fluturim të përbashkët ishin: Wojciech Szczęsny, Matty Cash dhe Jakub Kiwior.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI