Flash

FOTO/ "Kemi një klimë të mirë": Santos kundërshtohet nga fytyra e dëshpëruar e mungesa e përqendrimit

Lapsi.al 10 September 2023
FOTO/ "Kemi një klimë të mirë": Santos

"Jemi në futboll, aty gjithmonë dikush fiton e dikush humbet, është normale. Edhe humbja është pjesë e lojës. Por nëse ne do të fitojmë, atëherë do të shohim në ndeshjet e radhës vetëm veten tonë. Ndërsa nëse humbasim, do ta kemi mendjen edhe te skuadrat e tjera, do të varemi nga ata”. Fernando Santos ishte dukshëm i lodhur, pa energji, madje edhe shumë pranues edhe ndaj një pyetje që fshihte, jo shumë mbuluar, mundësinë e humbjes së Polonisë së tij. E megjithatë, portugezi i kombëtares polake, kishte të tjera gjëra në kokë.

Vendosja e duarve në kokë, duke mbuluar fytyrën herë pas herë, ishte shprehja e një gjendje të sikletshme. Natyrisht që lidhej me vigjiljen delikate të një ndeshje që mund të vendosë jo vetëm fatet e Polonisë, por edhe të vetë atij. Shqipëria me një fitore do të shkëputej 4 pikë prej tyre. E për më tepër doi të ishin konsumuar edhe takimet direkte. Mbi të gjitha, megjithatë, teknikut i rëndëon një gjendje kaotike dhe e tensionuar në dhomat e zhveshjes, që ai mundohet ta përgënjeshtrojë me fjalë: "Kemi një klimë të mirë - tha ai në konferencë për shtyp -. E kemi patur gjithnjë të tillë, pavarësisht çfarë thonë mediat".

Lexo më tej: “Nuk kemi asnjë problem përbrenda”: Santos sfidon Shqipërinë, por mendon edhe humbjen

EDHE GAZETARËT POLAKË MOSBESUES

Çështja është se këto fjalë të thëna sipas rastit nuk bindin askënd: gazetarët polakë të parët, që insistonin gjatë gjithë kohës, e këdo që ndoqi konferencën e sikletshme të Fernando Santos. Polonia konsiderohet në momentin e saj më të keq, pikërisht për problemet e brendshme. Santos në konferencën një orëshe të djeshme nuk arriti ta fshehë. E tifozët kuqezi shpresojnë që edhe lojtarët polakë në fushë të mos munden t'i fshehin problemet e tyre të dhomave të zhveshjes. Ato që kanë rëndësi në ndeshjen që nis pas pak janë vetëm 3 pikët.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI