Flash

Fusha "e patateve" e Shkupit fundosi Italinë, Immobile i përlotur: "Moment i vështirë, duhet të jemi të bashkuar"

Lapsi.al 10 September 2023
Fusha "e patateve" e Shkupit fundosi Italinë, Immobile i

Asnjë hakmarrje ndaj atyre që i lanë jashtë Botërorit të fundit. Madje Maqedonia e Veriut me 1-1 e arritur në debutimin e Luciano Spalletti mund të ketë ndihmuar ta mbajë edhe jashtë Europianit. Ciro Immobile, pavarësisht golit të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut, u duk shumë i zhgënjyer pas ndeshjes dhe deklaroi: "Ky është një moment ku duhet të qëndrojmë të bashkuar. Kështu po na shkon. Sot pësuam një goditje dhe një gol, bëmë ndeshjen tonë pavarësisht nga fusha e keqe. Ne hymë në fushë me motivimin e duhur, është mëkat. Ne patëm disa raste, ishim të aftë t'i krijonim dhe e vendosëm veten në një pozicion për të shënuar. Ne duhet ta kompensojmë atë të martën, sepse do të jetë një ndeshje vendimtare” tha Immobile.

CRISTANTE: " E KALUARA NUK DUHET TË NA NDIKOJË"

"Jemi të zhgënjyer, të gjithë donim të fitonim. Kemi një ndeshje tjetër pas tre ditësh, duhet vetëm të përveshim mëngët. Në pjesën e parë krijuam shumë, pas golit ndaluam dhe ata barazuan. Episodet janë pjesë e futbollit. Ishte ndeshje e vështira, dhamë gjithçka. Është fillimi i rrugëtimit të ri, ne kemi një ndeshje tjetër pas tre ditësh dhe absolutisht duhet të fitojmë. Nuk duhet ta lëmë veten të zhgënjehemi nga gjërat e së shkuarës".

Lexo më tej: Video/ Muriqi një përbindësh: dy gola korigjojnë autogolin dhe kapin Zvicrën e shqiptarëve

DIMARCO: "DUHET TË REAGOJMË MENJËHERË"

"Në pjesën e parë ne kontrolluam lojën, në të dytën ndaluam së luajturi. Në këto ndeshje nevojitet shumë pak për t'i rihapur. Së fundmi kemi filluar të punojmë me konceptet e punës në krahë. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe është turp që nuk ia dolëm. Ndihem mirë në fushë, kjo varet nga situatat e lojës. Kur ke kontrollin e ndeshjes dhe pëson gol nga goditja e vetme në portë, bie në moral. Por ne jemi Italia dhe ne duhet të reagojmë nga ndeshja e radhës”.

TONALI: "ME UKRAINËN TË JAPIM NË FUSHË GJITHÇKA KEMI"

"Nuk është ajo që shpresonim, nuk është rezultati që donim të sillnim në shtëpi. Është e drejtë që ata festojnë dhe e drejtë që ne të zhgënjehemi. Megjithatë, tani duhet të përveshim mëngët dhe të fillojmë përsëri. Duhet të punojmë dhe të japim në fushë gjithçka kundër Ukrainës. Ne patëm raste gjatë gjithë ndeshjes, i interpretuam mirë. Ata patën këtë reagim në çerekun e fundit të lojës dhe ne nuk arritëm të menaxhonim ato pak raste që pësuam. Pësuam pak, por ishte e mjaftueshme për të mos fituar”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI