Flash

FOTO/ Kriza e bën Barcelonën kreative, nxjerr në shitje barin e Camp Nou: çmime deri në 420 euro

Lapsi.al 9 September 2023
FOTO/ Kriza e bën Barcelonën kreative, nxjerr në shitje barin e

Barcelona po rinovon Camp Nou (punë që kushton 1.5 miliardë euro). E duke qenë se klubi katalanas është në krizë të plotë financiare, ka menduar të nxjerrë përfitime nga gjithcka e mundshme. Në këtë pikë, idea e çmendur e blaugranave është të përfitojë duke shitur pjesë të impiantit të vjetër si suvenire. Edhe barin e fushës që do të ndërrohet.

Lexo më tej: Çmenduri, Barcelona bllokon Joao Cancelo në aeroport: motivi është i bujshëm

Në faqen e internetit të klubit blaugrana janë ekspozuar tre korniza me tufa bari nga fusha. Çmimet variojnë midis 50 , 80 dhe 420 euro. Por do të dalë në shitje gjithashtu edhe një pjesë e rrjetave të portës të Camp Nou, të ekspozuara me vlerën e 80 eurove. Një biznes shumë origjinal që luan me pasionin e tifozëve. E që ndoshta do t'i japë një dorë edhe arkës së klubit, që është në vështirësi të mëdha.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI