Flash

Video/ Neymar kalon 'Mbretin' Pelé: rekordi i golave me Brazilin është i O Ney

Lapsi.al 9 September 2023
Video/  Neymar kalon 'Mbretin' Pelé: rekordi i golave me
Një dygolësh për të bërë edhe më shumë historinë. Nga sot Neymar është sulmuesi me më shumë gola të shënuar për Brazilin, më mirë edhe se Pelé. I diskutuar pafund, për shkak të zgjedhjeve profesionale (vendimi i fundit për të emigruar në Arabinë Saudite për të luajtur me Al Hilal) dhe disa sjellje jashtë fushës që e kanë dalluar me kalimin e kohës, O Ney përditëson tashmë një kurrikulë, që sido të duash ta shohësh, është e një kampioni absolut. Pasi humbi një penallti në pjesën e parë të ndeshjes kundër Bolivisë (5-1), pas rifillimit Neymar shënoi golat numër 78 (atë të parakalimit) dhe numrin 79 me Seleçao, duke u shkëputur përfundimisht nga Pelé: “Jam shumë i lumtur, nuk kam fjalë”, deklaroi ai në fund të ndeshjes. “Kurrë nuk e kam menduar se mund ta arrija këtë rekord”. Lexo më tej: Video/ 'Princ' Neymar i Arabisë: prezantim epik i O'Ney prej 'Një mijë e një netë' te Al Hilal Në realitet, golat e Pelé për Brazilin do të ishin 95 në 114 ndeshje, por federata braziliane nuk llogarit ato të shënuar në miqësoret kundër ekipeve të klubeve. Me 77 golat e tij zyrtarë, i madhi O Rei tani është në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave. Rekordi i ri është 79 dhe është ai i Neymar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI