Flash

"Një pikë që na mban në lojë për kualifikim". Sylvinho hedh sytë nga Polonia: "Kemi edhe 4 finale"

Lapsi.al 7 September 2023
"Një pikë që na mban në lojë për

“Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e fortë, ata janë kryesuesit e grupit, luanin në shtëpi. Kanë një ritëm shumë të fortë, sidomos në fillimin e ndeshjeve. Çekia i ka zgjidhur ndeshjet me Poloninë dhe Ishujt Faroe që në 25 minutat e para dhe sigurisht që ishte një ndeshje shumë e fortë". Sylvinho është natyrisht i lumtur për pikën në Pragë, barazimi i parë i kuqezinjve në histori me çekët. Braziliani e dinte shumë mirë se të mos humbiste në këtë transfertë do t'i jepte shanse të mëdha për pjesën e mbetur të ndeshjeve: "Shumë e rëndësishme të merrnim një pikë, jemi në gjysmën e rrugës. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Një pikë që na jep mundësinë që të luftojmë për kualifikimin. Tani duhet të luftojmë në ndeshjen e shtëpisë ndaj Polonisë, që është shumë e rëndësishme".

Braziliani nuk ka dashur të merret me asnjë lojtar individualisht, duke evituar edhe episodin e minutës së 84', ku mund të kishte marrë fitoren. Daku pasoi gabim në një kundërsulm brilant, por për teknikun Sylvinho janë emocione të debutimit: "Jam shumë i kënaqur me 23 lojtarët, si e jetuan këtë ndeshje. Edhe për Mujën dhe Dakun, që e kishin ndeshjen e tyre të parë. Po krijohet një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo është diçka shumë pozitive - shtoi Sylvinho, duke hedhur sytë tashmë nga Polonia -. Mendoj që tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur. Edhe ata patën rastet e tyre. Na mungojnë edhe 4 finale”, e mbylli tekniku.

Lexo më tej: "Kujtova se Nedimi ishte jashtë loje": Daku shpërthen në lot për rastin e humbur: flasin protagonistët

TË DIELËN POLONIA

Në orët e para të mëngjesit kombëtarja do të fluturojë drejt Tiranës. Pasditen e nesërme kuqezinjtë do të kryejnë edhe seancën stërvitore. Ndërsa të dielën do të luhet kundër Polonisë në stadiumin Arena Kombëtare.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI