Flash

Intriga e dëmtimit të Zielinski. Shqipëria shpreson, Polonia e mohon: "Asnjë dëmtim"

Lapsi.al 7 September 2023
Intriga e dëmtimit të Zielinski. Shqipëria shpreson, Polonia e

Sonte kundër Republikës Çeke nuk do të jetë në fushë Patrick Schick. Tre ditë më pas, ndoshta për Poloninë nuk do të jetë Piotr Zielinski. Ose të paktën kështu shpresojnë te kombëtarja e Shqipërisë, pas lajmit nga kampin polak.

Mesfushori i Napolit u largua herët nga seanca stërvitore e Polonisë, që po përgatitet për sfidën me Ishujt Faroe. Megjithatë, sipas tyre, nuk ka asnjë dëmtim. Të paktën, siç njoftoi menjëherë Federata përmes zëdhënësit të saj, Jakub Këiatkoëski: "Janë marrëzi. Këto janë gjëra që dikush i përhapi duke na spiunuar. Sepse është e vërtetë që ai mbaroi stërvitjen më herët, por vetëm për disa minuta, jo gjysmë ore përpara. Zielu është thjesht disi nën ton dhe nëse një atlet ndihet i lodhur nuk ka kuptim të rrezikojë, është e drejtë ta lejosh të përfundojë stërvitjen herët si masë parandaluese. Nuk ka asnjë dëmtim, kështu që nuk do të ketë teste sepse ato nuk janë të nevojshme".

Lexo më tej: Pa Schick e pa Brojën, por njësoj sfidë për kreun e grupit: Sylvinho përgatit “kurthin” për vendin e parë

Në kampin e kombëtares kuqezi tashmë presin lajme të mëtejshme. Mungesa e Zielinski do të ishjte një goditje e fortë për Fernando Santos. Polonia do të zbresë sot në fushë për ndeshjen me Ishujt Faroe, pastaj te dielën do të luajë në Arena Kombëtare kundër Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI