Flash

Mourinho e ka me arbitrin që do gjykojë Shqipërinë në Çeki: "Nëse flas më japin 10 javë skualifikim"

Lapsi.al 6 September 2023
Mourinho e ka me arbitrin që do gjykojë Shqipërinë në

Anglezi Antony Taylor do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në sfidën delikate mes Republikës Çeke e Shqipërisë, që vlen kreun e grupit E kualifikues për Euro 2024. Ai konsiderohet si arbitri më i mirë në Premier League, por megjithë vlerësimet për të, 44 vjeçari nuk i ka shpëtuar polemikave. Kontestimet e fundit ndaj Taylor kanë qenë ato të finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës, që bëri Joze Mourinho të dilte nga vetja. Portugezi madje shkuar për tu konfrontuar me të në parkingun e stadiumit. E tani, Special One i kthehet sërisht historisë.

"Finalja Roma-Sevilla? Nëse them atë që mendoj... dhjetë ndeshje pezullim". Kështu José Mourinho, trajneri i Romës, i rikthehet humbjes në finalen e Europa League në një video në kanalet sociale të Sky. “Nuk kam qarë kurrë në fushë pas një disfate. Ndonjëherë qaj pas fitores dhe këto të dyja kanë qenë historike për Romën”, shtoi trajneri portugez për dy finalet evropiane me Romën, atë që fituan në Conference League kundër Feyenoord në Tiranë dhe atë të humbur ndaj Sevilla në Europa League.

Lexo më tej: Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë

Mourinho, në qendër të polemikave në Itali për nisjen e kampionatit të verdhekuqve me një pikë në renditje pas tre javësh, nuk harron të shkuarën e afërt. Tekniku portugez kujton se, pavarësisht situatës aktuale, dy sezonet e tij të mëparshme i kanë sjellë Romës mundësinë të luajë në dy finale evropiane. Një arritje që në ato anë nuk ka qenë tamam në rendin e ditës...

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI