Flash

Skandal i përmasave të mëdha në Bolivi! Gjithcka ishte e trukuar, pezullohen kampionatet: "Vendose 6-1"

Lapsi.al 6 September 2023
Skandal i përmasave të mëdha në Bolivi! Gjithcka ishte e

Një skandal i madh po trondit futbollin në Bolivi, me përmasa të tilla sa ka çuar edhe në pezullimin e kampionateve kryesore dhe kupave. Presidenti i federatës Fernando Costa ka zbuluar një sistem të mirë-menduar të manipulimit të rezultateve. Regjistrimet e përgjimeve të publikuara, në këtë kuptim, janë elokuente dhe nuk lënë vend për interpretim. Të përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe drejtues.

SKANDALI I BASTEVE NË BOLIVI

Sipas numrit një të federatës së futbollit bolivian, në vend është krijuar një rrjet korrupsioni nga klube, drejtues, lojtarë dhe arbitra. Të gjithë këta kanë përfituar financiarisht në rrugë të paligjshme. “Tentakula të huaja” mund të jenë përfshirë gjithashtu. Kampionati është me 19 ekipe, me 23 javë të luajtura tashmë. Costa deklaroi: "Futbolli në Bolivi është plagosur për vdekje. Ne shohim se praktikisht shumica e klubeve në Divizionin Profesional dhe shumica e klubeve që marrin pjesë në turneun Simón Bolívar (liga e promovimit) janë prekur nga kjo".

Lexo më tej: Ndeshja me Kastriotin/ Arbitrat pranojnë trukimin nga frika e kërcënimeve me vdekje

Shumë audio të shpërndara publikisht, disa prej të cilave janë shqetësuese. Në njërën prej tyre presidenti i Vaca Diez Marco Rodriguez "vendos" një 6-1 kundër klubit të tij në ndeshjen kundër Nacional Potosì. Rodriguez dhe gjyqtari Gaad Flores diskutojnë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, edhe shpërndarjen e golave. Urdhri i arrestit u lëshua menjëherë për Rodriguez dhe Flores. Por lista e të përfshirëve është shumë më e gjatë. Skandali i basteve të futbollit në Bolivi pritet të përhapet si zjarri...

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI