Flash

Anglia, një vit kohë për të bindur teknikun Guardiola: Tre Luanët duan të shkojnë në Botëror me spanjollin

Lapsi.al 6 September 2023
Anglia, një vit kohë për të bindur teknikun Guardiola: Tre

Pep Guardiola është favoriti për pankinën e Anglisë kur në vitin 2024 të skadojë kontrata aktuale e Gareth Southgate. Tekniku anglez duket se ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Tre Luanëve pas Kampionatit të ardhshëm Evropian. Negocimi me trajnerin katalanas, sidoqoftë, nuk ka nisur ende zyrtarisht. Bisedimet premtojnë të jenë larg të qenit të thjeshta për arsye të ndryshme, sidomos atë ekonomike. Prej shtatë vitesh në pankinën e Manchester City, trajneri spanjoll ka një kontratë deri më 30 qershor 2025. Por, siç raporton Daily Mail, nuk përjashtohet që ai të dëshirojë të nisë një aventurë të re.

Për më tepër - shkruan shtypi britanik - Federata Angleze e Futbollit (FA) është optimiste se është në gjendje të bindë trajnerin katalanas. Kontrata e Pep Guardiola me Manchester City, megjithatë, paraqet një pengesë shtesë për FA, që ëndërron të paraqitet në Kupën e ardhshme të Botës - e planifikuar për vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada - me spanjollin në pankinë.

Nga ana tjetër, trajneri i City nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron të drejtojë një kombëtare një ditë. Guardiola, megjithatë, mund të ndalohet të marrë atë spanjolle, për shkak të mbështetjes së hapur për kauzën e pavarësisë së Katalonjës. Ky problem, kthehet në asist për Anglinë, që shpreson të jetë më me fat se homologët brazilianë.

Lexo më tej: Brazili ëndërron misionin e pamundur Guardiola: ja çfarë e pengon shpikësin e tiki-taka të ulet në pankinë

Pas eliminimit ndaj Kroacisë me penallti në Katar 2022 edhe Brazili kishte menduar për teknikun Guardiola. Spanjolli ishte i preferuari i Federatës braziliane, për të zëvendësuar të dorëhequrin Tite. Misioni në atë kohë ishte thuajse i pamundur sepse trajneri spanjoll sapo kishte rinovuar me City deri në vitin 2025. Pa harruar se spanjolli ka një pagë të lartë, më shumë se 20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI