Flash

Sergio Ramos kërkon ndjesë por tifozët nuk e falin: "Mungesë respekti"

Lapsi.al 5 September 2023
Sergio Ramos kërkon ndjesë por tifozët nuk e falin:

Sergio Ramos është rikthyer te Sevilla por pjesa më e nxehtë e tifozëve andaluzianë nuk janë dakord me zgjedhjen e shoqërisë. Birin Norte, grupi ultras i Sevilla, lëshoi një deklaratë ku kritikon rikthimin e mbrojtësit. Ramos ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG dhe firmosi me andaluzianët për një vit: "Ne duam të shprehim refuzimin tonë, atyre që e kanë propozuar këtë blerje. Ne besojmë se thjesht propozimi i kësaj blerje nënkupton tashmë mungesë respekti për vlerat që na kanë bërë të mëdhenj. Jemi të lodhur duke parë sesi menaxherët dhe aksionerët e mëdhenj i japin përparësi interesave të tyre ekonomike mbi atë që do të thotë realisht të jesh një sevilian".

"Kjo deklaratë i drejtohet bordit të drejtorëve të Sevilla, sepse ne besojmë se është ai që distancohet më shumë nga një model që respekton mënyrën tonë të të ndjerit të ngjyrave tona. Ne nuk do të bojkotojmë apo ofendojmë lojtarin gjatë ndeshjeve, por nuk mundemi dhe nuk duhet të tregojnë mbështetje për asnjë akt që cënon parimet dhe dinjitetin e Sevillas”, përfundon deklarata.

Lexo më tej: Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: "E kisha detyrim ndaj babait tim e ndaj Antonio Puerta"

FJALËT E RAMOS

E të mendosh që Sergio Ramos, lojtari i ri i Sevilla, u kërkoi falje tifozëve për lamtumirën e tij 18 vite më parë. “Përshëndetje tifozë të Sevilla. Sot është një ditë emocionesh të pastra për mua. Unë jam rikthyer të vesh këtë fanellë pas 18 vitesh. Kam rastin të tregoj se jam pjekur dhe t'u kërkoj falje të gjithë atyre që janë ofenduar nga lamtumira ime. Mendoj se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, jemi një familje. Duhet të vozisim në të njëjtin drejtim. Që tani e tutje jam gati të jap gjithçka për këtë klub. Ia kam borxh babait dhe gjyshit tim”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI