Flash

Louis Van Gaal ngre zërin për atë që shumë e mendojnë: "Gjithçka e para përgatitur: Messi duhet ta fitonte Botërorin 2022"

Lapsi.al 5 September 2023
Louis Van Gaal ngre zërin për atë që shumë e

Louis Van Gaal drejton gishtin nga FIFA dhe e bën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas ish-trajnerit të Holandës, fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar ka qenë e vendosur në tavolinë. "Kur shihni sesi sillet Argjentina dhe si e bëjmë ne... Disa lojtarë argjentinas shkuan shumë përtej normave dhe nuk u penalizuan. Për këtë arsye mendoj se gjithçka ishte e para përgatitur", deklaroi trajneri i eliminuar nga Albiceleste në çerekfinale të Kupës së Botës.

Louis Van Gaal, duke folur për Nos, rriti dozen e akuzave: "Jam serioz për gjithçka që them. Messi duhej të bëhej kampion bote? Unë me të vërtetë kështu mendoj".

Lexo më tej: Nga 'bishti' Messit i del një 'bisht': rrezikon dënimin për fajin e emirit e të Infantinos

Një frazë e thënë hapur nga një figurë e rëndësishme, që me Argjentinën e Pleshtit u përball direkt. Në fakt në atë ndeshje të zgjidhur me penallti, pati disa episode të diskutueshme, gjithnjë në favor të argjentinasve. Akuzat për Pleshtin nuk janë të parat, sepse shumë aludime u ndezën për argjentinasit edhe përpara se të fitonin Kupën e Botës. Në qendër të këtij skenari ishte Lionel Messi, që sipas teorive të konspiracionit, duhet ta fitonte Kupën e Botës me cdo kusht, duke qenë në pjesëmarrjen e tij të fundit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI