Flash

Video/ Qazim Laçi i sëmurë, katër kuqezinjtë e fundit mbërritën sot: kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

Lapsi.al 4 September 2023
Video/ Qazim Laçi i sëmurë, katër kuqezinjtë e fundit

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. Të fundit që i janë bashkuar ekipit pas impenjimeve me klubet kanë qenë Arbnor Muja, Etrit Berisha, Ylber Ramadani e Ivan Balliu. I padisponueshmi i vetëm është Qazim Laçi, i goditur nga një gjendje gripale. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, lojtarët kanë zhvilluar një seancë stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit. Programi ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa.

Ylber Ramadani, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Elseid Hysaj dhe Elhan Kastrati kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar mes palestrës dhe ushtrimeve fizike në fushë pa top. Vetëm mesfushori Qazim Laçi është lënë pushim sot për shkak të gjendjes gripale. Lojtari po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet edhe të martën me një tjetër seancë stërvitore. Mëngjesin e të mërkurës do të udhëtojë drejt Pragës për duelin e parë zyrtar të shtatorit.

Pjesa tjetër e lojtarëve përveç ushtrimeve fizike, është angazhuar në një ndeshje kontrolli së bashku me lojtarët e Kombëtares U-19. Ata janë të grumbulluar në Tiranë, duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Azerbajxhanit.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fortuna Arena”. Kundër kryesuesve të grupit është e qartë se bëhet fjalë për një nga përballjet më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese.

https://www.youtube.com/watch?v=skSbDTZ-qMI

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI