Flash

Lyon e çështja Nuamah që "dribloi" Fair Play Financiar: ja manovra skandaloze e francezëve

Lapsi.al 4 September 2023
Lyon e çështja Nuamah që "dribloi" Fair Play

Pothuajse në gongun e merkatos të transferimeve, Lyon ka bërë një goditje prej 26 milionë euro, pavarësisht se kishte shumë pak hapësirë për manovrimm duke qenë nën lenten e Fair Play Financiar. Ernest Nuamah në fakt ka ardhur në huazim me detyrim blerje nga RWD Molenbeek. Gjithçka normale? Po, ose pothuajse. Klubi belg është në pronësi të Eagle Football, e cila zotëron, ndër të tjera, Botafogo, Crystal Palace dhe vetë Lyon. Polemikat shpërthyen në Francë sepse çështja Nuamah u pa si një përpjekje, jo shumë e mbuluar, për të tejkaluar rregullat e UEFA-s mbi kufizimet e merkatos, për ata që duhet të respektojnë rregullat e Fair Play Financiar.

Rasti bëhet më flagrant duke marrë parasysh që RWDM është një klub me një histori modeste. Në dekadat e fundit ata shpesh kanë bërë lart e poshtë mes divizionit të parë dhe të dytë. Promovimi i fundit në Ligën Pro të Belgjikës erdhi pikërisht në fund të sezonit të kaluar. Shkurtimisht, nëse është e vërtetë që një pronësi e re mund të sjellë para për blerje të një peshe të caktuar, është e vështirë të besohet se një perspektivë si Nuamah - i datëlindjes 2003 me 20 gola dhe pesë asiste në 49 ndeshje me Nordsjaelland në 2022/23 – i përafruar me ekipet e tjera evropiane përpara Lyon, të pranonte të shkonte te RWDM. Akoma më e çuditshme po të kemi parasysh se në faqen zyrtare të klubit belg kjo blerje, e cila është më e madhja në historinë e klubit, as që është përmendur në asnjë lajm.

John Textor, pronar i Lyon, është siguruar që transferimi të mos bjerë në kundërshtim me nenin 5bis (një lojtar nuk mund të transferohet radhazi dy herë brenda gjashtëmbëdhjetë javësh, si brenda ligave kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare).

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI