Flash

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Bellingham i pandalshëm, i jep fitoren Real Madrid në të 95’: Uzuni nuk shënon, Granada rrëzohet në Sociedad

Lapsi.al 2 September 2023
Bellingham i pandalshëm, i jep fitoren Real Madrid në të

Bëhen katër fitore në katër ndeshje të La Liga për Real Madrid, që mundi Getafe 2-1. Zhbllokon ndeshjen ish-sulmuesi Borja Mayoral, që në minutën e 11' përfitoi nga një gafë difensive të Garcia. Joselu barazoi pas zhvillimeve nga këndi në minutën e 47'. Pastaj në minutën e 95' vendosi ndeshjen sërish Bellingham. Anglezi ktheu në rrjetë një devijim të keq të Soria në goditjen e Vazquez. Fitore edhe për Real Sociedad, që sundon 5-3 mbi Granadën e Myrto Uzunit.

Skuadra e Carlo Ancelotti kalon edhe Getafe dhe mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Në 4-3-1-2 ishte Bellingham që mbështeste dyshen Rodrygo-Joselu. Pas 11’, miqtë kaluan në avantazh me ish-sulmuesin Borja Mayoral. Ai përfitoi nga një rrëmujë mes Fran Garcias dhe Alaba për të fluturuar drejt portës, duke kaluar Kepa para se të depozitonte në rrjetë. Në minutën e 23' një veprim i anglezit vlejti penallti për Blancos, që megjithatë me të drejtë u anulua nga VAR për shkak të simulimit evident të ish-mesfushorit të Borussia. Më pak se dhjetë minuta dhe mbërriti edhe shansi i parë real i vendasve, me Garcia që krosoi nga e majta dhe Modric me kokë detyroi Soria të ndërhyjë. Portieri u përsërit në minutën e 40' ndaj Joselu.

Lexo më tej: Video/ Bellingham show në La Liga, Real përul Almerian: barazim mes Sociedad e Celta Vigo

GJITHNJË BELLINGHAM

Barazimi erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur ish-lojtari i Espanyol shënoi në zhvillimet e një goditje këndi. Kross dhe Alena u përpoqën të ndryshojnë rezultatin, por portiertët ishin të kujdesshëm. Në minutën e 65', një goditje-kros e Carvajal goditi shtyllën, ndërsa Real provoi edhe me Rodrygo. Zgjidhja erdhi vetëm në shtesë, kur Jude Bellingham përfitoi nga një gabim i Sorias në minutën e 95'. Portieri nuk bllokoi tentativën qendrore të Lucas Vazquez nga distanca dhe i dha mundësinë e golit numrit 5. Goli i parë në Bernabeu për anglezin dhe fitorja e katërt në katër ndeshje për Real Madrid, ndërsa Getafe mbetet në 4 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI