Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Me Klaassen është gjithnjë 1-0: ajo plagosje në kokë me Ajax dhe... e fejuara kriminologe

Lapsi.al 2 September 2023
Me Klaassen është gjithnjë 1-0: ajo plagosje në kokë me

Një nga kujtimet e fundit holandeze është një plagë. Një goditje në kokë, me gjakosje. Davy Klaassen, lojtari i ri i Inter, u godit nga një çakmak prillin e kaluar gjatë një ndeshje shumë të nxehtë Feyenoord-Ajax. “Faji” i tij ishte se kishte shënuar golin e 2-1 provizor për skuadrën e Amsterdamit. Ai u detyrua të dorëzohej, një nga të paktat herë në karrierën e tij. Kërkoi të zëvendësohej duke u larguar nga fusha.

Flokë të rruar (dikur ishte bjond), një jetë te Ajax duke filluar nga Akademia (pasi refuzoi Utrecht) për lumturinë e familjes. I ati Gert-Jan ishte një i abonuar historik, nuk humbiste asnjë ndeshje. Të shihte djalin e tij në fushë me atë fanellë ishte një burim krenarie. Eksperiencat te Everton dhe Werder Bremen ishin eksperienca, të cilat së bashku me përfaqësimet me kombëtaren holandeze, pasuruan përvojën e tij ndërkombëtare. Kur erdhi thirrja nga shtëpia, falë daljes së van de Beek, ai nuk u mendua dy herë. E te Ajax Klaassen e jetoi intensivisht deri në orët e fundit. Aq sa doli në fushë edhe mbrëmjen para transferimit të tij në Milano, në ndeshjen paraeliminatore që Ajax zhvilloi kundër Ludogorets.

NGJASHMËRIA NË FUSHË

Roli në të cilin ai ka performuar më mirë është ai i mesfushorit sulmues, por mund të luajë edhe si playmaker. Për të pasur një ide, pak Calhanoglu dhe pak Mkhitaryan për kënaqësinë e teknikut Inzaghi, që kërkoi një alternativë me peshë në mesfushë për të kompletuar skuadrën. Zgjidhja e problemeve matematikore është pasioni i tij, tek zikaltrit ai do të merret me gjeometri nëse është e nevojshme. Nuhatja për golin nuk i mungon, saqë një nga nofkat është “Zotëria 1-0” për një nga cilësitë e tij: zhbllokimin e ndeshjeve. Ajax përshpejtoi kohët e skadimit të kontratës, duke e liruar atë falas për Inter. Në të kaluarën Klaassen ishte në listën e Napolit, por nuk u bë asgjë.

E FEJUARA KRIMINOLOGE

Jashtë fushës, Klaassen prej rreth një viti është çift i qëndrueshëm me Laura Benschop. Vajza është një pjesëmarrje në Miss Holanda, por mbi të gjitha shumë studioze. Ajo ka një diplomë në kriminologji dhe... kushedi nëse e ndihmoi Dejvin të zbulonte se kush ia hodhi çakmakun.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI