Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Milan triumfon me 10 lojtarë në Olimpico: Giroud e Leao rrëzojnë Mou, kuqezinjtë me pikë të plota

Lapsi.al 1 September 2023
Video/ Milan triumfon me 10 lojtarë në Olimpico: Giroud e Leao

Milan vazhdon rrugëtimin perfekt në Serie A duke mposhtur Romën në Olimpico dhe duke mbetur me pikë të plota. Në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, kuqezinjtë e Stefano Pioli fituan 2-1 ndaj verdhekuqve të José Mourinho. Protagonistë absolut Giroud dhe Leao. Francezi shënoi në minutën e 9', golin që zhbllokoi sfidën me një penallti të siguruar nga Loftus-Cheek. Në fillim të pjesës së dytë një goditje e shkëlqyer në akrobaci nga Leao (48') dyfishoi rezultatin. Gjërat u komplikuan për kuqezinjtë, kur mbetën me 10 lojtarë në minutën e 61'. Tomori u përjashtua për kartonin e dytë të verdhë, por Roma mundi vetëm të ngushtojë diferencën. Në minutën e 92' Spinazzola shënoi golin e 1-2 me një devijim të Kalulu. Të besuarit e Pioli arrijnë të rezistojnë në fund duke sjellë në shtëpi suksesin e tretë radhazi. Milan për momentin është në krye i vetëm, në pritje të pritur Napolit e Inter.

Lexo më tej: Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: "Në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv"

Milani bën pikë të plota, Roma mbetet ende në të thatë, pavarësisht debutimit të Lukaku. Fitoren kuqezi e nënshkruan Giroud dhe Leao, e treta radhazi. Ndeshja e parë e Lukaku nuk mjaftoi për t'i kthyer buzëqeshjen teknikut Mourinho. Në fakt, lojën verdhekuqtë shkuan t'a luajnë vetëm në gjysmë orën e fundit, kur përjashtimi i Tomori ndryshoi tërësisht letrat në tavolinë. Deri në atë moment, nuk kishte asnjë ndeshje, me Milanin shumë më të mirë se Roma në të gjitha situatat e lojës. Në fund, goli i Spinazzola u përpoq t'i jepte jetë shpresave të verdhekuqve, por më kot.

SASSUOLO 3-1 VERONA

Ndërpritet ëndrra e Hellas Verona, pasi pëson humbjen e parë sezonale në javën e tretë të Serie A. Sassuolo buzëqesh, duke u çliruar pas dy humbjeve radhazi dhe duke fituar 3-1 në stadiumin Mapei. Heroi është Domenico Berardi, i cili rikthehet në fushë me shumë dëshirë pas një vere të vështirë. Pinamontit (11') zhbllokoi ndeshjen, pastaj kapiteni nënshkroi një dygolësh (64' dhe 73'). Barazimi momental i Ngonge (56') ishte i kotë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI