Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

"Unë jam i lumtur, klubi ndoshta jo": Di Biaggio bën 'italianin' e kapet me sulmuesit

Lapsi.al 1 September 2023
"Unë jam i lumtur, klubi ndoshta jo": Di Biaggio bën

“Pikët janë gjëja më e rëndësishme. Le të themi që kemi luajtur një pjesë të parë të mirë, ku meritonim avantazhin për atë që u pa në fushë. Djeg shumë, sidomos për atë që u pa në fushë". Luigi di Biaggio del për herë të dytë në dy ndeshjet e para i humbur nga fusha. Tekniku italian i Dinamos, i mundur 1-0 nga Skënderbeu, mundohet t'i japë një shpjegim asaj që po penalizon skuadrën e tij. "E vështirë të shpjegosh këtë ndeshje, në pjesën e parë bëmë atë që kërkoja. Në të dytën luajmë më pak rrjedhshëm, mund të luhej më mirë. Por edhe nëse analizojmë rastet e kësaj pjese, ka pasur 3-4 të pastra para portës. Rezultati siç e dimë të gjithë, ndikon gjithçka. Por nëse dikush sheh këto dy ndeshje dhe i thonë që jemi me 0 pikë, nuk e beson".

Si një italian tipik, Di Biaggio shprehet i kënaqur edhe nga dy humbje: "Nëse duhet të heqësh mbrojtësit dhe fut të rinj që bënë mirë, por nuk kanë luajtur kurrë bashkë, bëhet e komplikuar. Ishin zgjedhje të detyruara. Andoni luajti për herë të të parë 90 minuta, kisha frikë se nuk do ia dilte. Unë jam i lumtur, por nga tifozët, klubi, është natyrale që nuk mund të jesh i lumtur se pritshmëria ishte tjetër. Jemi në ndeshjen e dytë, por duhet ndryshuar marsh - Di Biaggio, që rezervat më të mëdha i ka me sulmuesit -. Është e vështirë të shënojmë se me sa duket nuk mjaftojnë 20 raste për të shënuar. Ndoshta duhet të bëjmë më pak e të jemi më konkret. Kjo nuk është akuzë ndaj djemve, i kam të mrekullueshëm. Do të doja t’i përqafoja një nga një për atë që bëjnë në stërvitje dhe në fushë".

GVOZDENOVIC: AS UNË NUK I DI CILËSITË E KËTIJ SKËNDERBEU

“Kishim besim. Do bëjmë javë për javë mirë. Nuk mund ta them që ishim të sigurt që do fitonim dhe do ishim me gjashtë pikë. Jemi kënaqur dhe me lojë dhe me pikët". Ivan Gvozdenovic, tekniku i Skënderbeut, është i kënaqur nga rezultati, nga loja, por edhe renditja. Korçarët janë në krye me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, duke mundur dy skuadra pretendente. Serbi natyrisht e ka të qartë se është në krye të një skuadre që sapo është kthyer në elitë, pavarësisht cfarë emri mban: "Objektivat? Nuk mund të flas akoma për objektivat. Kemi luajtur vetëm dy javë. Për momentin po kënaqemi. Sot në Korçë fitoi futbolli. Për ambiciet nuk mund të flas akoma sepse është shumë shpejt".

Gvozdenovic është kthyer të hedhë një sy të shpejtë edhe në kampionat, me diferencat e të përbashkëtat që kanë skuadrat: "Është shumë e vështirë të flas për diferencat. Edhe Erzeni bëri një lojë shumë të bukur sot. Jemi vetëm në fillim. Në këto dy javë ne do luftojmë. Edhe Egnatia dhe Dinamo janë skuadra shumë të mira. Për cilësitë tona nuk mund të flasim akoma sepse as unë nuk e di".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI