Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Skënderbeu në krye të renditjes, mbyt edhe "nëndetësen": Dinamos i kthehen "fantazmat"

Lapsi.al 1 September 2023
Video/ Skënderbeu në krye të renditjes, mbyt edhe

Dy fitore në dy ndeshje. Skënderbeu është befasues në këtë start kampionati dhe pas Egnatias shemb edhe Dinamon. 1-0, ashtu si në javën e parë, por këtë herë në Korçë vendosi një autogol i Behiratche. Gjashtë pikë për të besuarit e Gvozdenovic, në krye të renditjes. Di Biaggio pëson humbjen e dytë dhe tani Dinamos bojëqielli i kthehen fantazmat e asaj blu, në vitin që ra nga kategoria dy vjet më parë.

Bardhekuqtë kanë fituar ndeshjen e parë në shtëpi, pasi e kishin nisur mbarë në transfertë. Skënderbeu bën pikë të plota kundër dy skuadrave me pretendime të mëdha në këtë sezon. Të sapokthyer në elitë, ashtu si edhe Dinamo, korcçarët kanë blinduar prapavijën. Shumë kontraste të fituara dhe një soliditet shumë më i madh se ndaj Egnatias. Dinamo nga ana tjetër mori fushën, qarkulloi topi e madje krijoi raste të shumta me Denison, Kaçorrin e Allmuçën, me asnjërin të aftë të kalonte portierin e huazuar nga Lazio, Alia.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/0MWgG.mp4"][/video]

Ndeshja u vendos në fillimin e pjesës së dytë, kur i pafati Behiratche devijoi në portën e Rexhepit krosimin e Rashicës. Protesta të kryeqytetasve që pretenduan një prekje topi me dorë të Frashërit gjatë aksionit. Por si arbitri Jorgji ashtu edhe VAR e anashkaluan. Goli rëndoi këmbët e të besuarve të teknikut Di Biaggio, ndërsa Skënderbeu shkoi pranë dyfishimit. Nikaj në minutën e 63' tentoi një gol nga distanca, por Rexhepi rifitoi pozicionin duke evituar turpërimin.

Lexo më tej: Video/ Skënderbeu befasues e Vllaznia 'e pritshme' dy 'fytyrat' e startit të kampionatit

Në fund, 1-0 dhe ky suksesi e ngjit Skënderbeun në kuotën e 6 pikëve. Dinamo e ambicjeve të mëdha mbetet e fundit me 0 pikë, duke humbur pas derbit kryeqytetas me Tiranën, edhe atë të të sapoardhurve nga Kategoria e Parë. Për Di Biaggio gjërat bëhen keq.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/qrEe3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI