Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

E bujshme, Juventus e kishte shitur Pogba te Galatasaray: francezi nuk i kaloi vizitat mjekësore

Lapsi.al 1 September 2023
E bujshme, Juventus e kishte shitur Pogba te Galatasaray: francezi nuk i kaloi
Lajmi më i bujshëm mund të kishte ardhur në ditën e fundit të merkatos. E madje fare i papritur. Juventus kishte negociuar në fshehtësi shitjen e Paul Pogba. Po aspak te klubet arabe, që ishin interesuar për mesfushorin, po në Turqi. Francezi në fakt, sipas asaj që mësohet, ishte shumë afër transferimit te Galatasaray. Në Stamboll, te Galatasaray, Pogba do të kishte gjetur njohje të vjetra të futbollit italianë si Icardi dhe Mertens. Porblemi i vërtetë ka qenë dështimi në vizitat mjekësore të ritit. Sipas mediave turke, francezi që nuk është thirrur sërish nga Deschamps për kombëtaren për angazhimet e ardhshme të shtatorit, nuk i ka kaluar kontrollet mjekësore të organizuara nga Galatasaray. Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit në fushë të ish-mesfushorit të Manchester United, i cili u pa sërish në fushë të dielën për Juventus-Bologna. Lexo më tej:Juventus e pret, Deschamps e tmerron: "Kohët e rikuperimit të Pogba të papërcaktuara" Galatasaray, sezonin e ardhshëm, do të luajë në Champions League. E ky ka qenë motivi përse Pogba ka pranuar të transferohet në Stamboll, pasi kishte refuzuar oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Lojtari shpreson se duke qendruar në futbollin që ka rëndësi, do të mund të bindë Deschamps ta rikthejë në skuadër. Në optikën e francezit është Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI