Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

"E Rrapajt ishte penallti, pse ka VAR kur nuk shkon ta shohësh?" Zekic shpërthen kundër arbitrit

Lapsi.al 31 August 2023
"E Rrapajt ishte penallti, pse ka VAR kur nuk shkon ta shohësh?"

“Padyshim jam i zhgënjyer, të gjithë janë të zhgënjyer. Nëse vjen tani në dhomat e zhveshjeve, nuk është situatë e mirë, por ky është futboll. Luajtëm me karakter, bëmë disa gabime. Ishte shkatërrimtare për ne". Zoran Zekic nuk e fsheh gjendjen shpirtërore pas 1-1 në kthim me Astana, që eliminoi Partizanin nga Conference League. Skuadra e kroatit e dominoi, sidomos pjesën e parë të ndeshjes, por u godit nga episode. Episode të shkaktuara nga lojtarët e tij dhe nga arbitri, sipas Zekic: "Nuk është se kam qejf të flas për gjyqtarët, në pjesën e parë dha karton pas pak minutash. Atanaskoski luajti gjithë ndeshjen me të verdhë. E pashë tani situatën e Rrapajt. Ndoshta jam subjektiv, por për mua është 100% penallti. Nuk e di pse e ka VAR-in kur nuk shkoi ta kontrollonte".

KËSHILLA NË DHOMËN E ZHVESHJES

Partizani krijoi 5 goditje në kuadrat dhe 5 të tjera jashtë, ndërsa Astana në tre momente që tentoi portën goditi shtyllën, shënoi gol dhe detyroi Qirkon të bënte pritje shpëtimtare. Pas një pjese të parë brilante, të kuqtë luajtën një të dytë pa ritmin e duhur, që Zekic e shpjegon: "Ana psikologjike dhe fizike është e lidhur, por nuk kemi shumë eksperiencë. Nëse shkon brenda dhe flet diçka dhe pas një minutë e pëson kështu… Kisha tre lojtarë në qendër dhe portierin e nuk bëmë asgjë në zonë te goli. Ishim nervozë dhe të lodhur se në pjesën e parë lëviznim shpejt, dilnim pa probleme, por pasi ndodhi kjo, kishim probleme.

Lexo më tej: Video/ Bintsouka nuk mjafton, Astana eliminon Partizanin: Tomasov shpërbën ëndërrën grupe për të kuqtë

PROJEKSIONI NË KAMPIONAT

Mba vazhdon të mungojë, edhe pse këtë herë ishte në pankinë, por Bintsuka bëri më shumë se mirë. Një lajm i mirë për teknikun kroat, sidomos para debutimit në kampionat: "Jam i lumtur, por nuk mund të flas për lumturinë në këto momente. Kemi ndeshje të dielën, do të mundohem të flas me ekipin por askush nuk e merr informacionin aktualisht. Ky është futbolli, mund të qajmë tani por do të punojmë dhe të luftojmë" e mbylli Zekic.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI