Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Pajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i mirë i Eintracht: Bushi zbulon talentet kuqezi U21

Lapsi.al 31 August 2023
Pajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i

"Kam thënë para 1 viti dhe e përsëris. Pajaziti është Demollari i ri. Ai ka patur luhatje, nuk është stabilizuar, por do të bëhet lojtar i madh për ekipin A”. Alban Bushi e nis kështu zbulimin e talenteve që ka aktualisht në kombëtaren e tij U21, që është gati për të nisur fushatën kualifikuese për Euro 2025.  Tekniku është i bindur se në seleksionin e tij ka lojtarë që në të ardhmen do të jenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen kuqezi.

Nëse do të zgjidhte, Bushi evidenton fantazistin Pajaziti si Demollari i ri, pa harruar të tjerë si Kurtulan apo Berisha. “Janë gjitashtu edhe Kurtulan, Berisha apo edhe të tjerë. Nuk dua të përmend emra, sepse do harroj pastaj ndonjë. Edhe Ramadani që dukej lojtar i zakonshëm u rrit jashtëzakonisht shumë duke punuar. E ja që tani luan në Serie A. Nëse këta të rinj punojnë si Ramadani, mund të arrijnë lart. Ju kujtohet kur thoshin për të që nuk ka potencial për nivele të larta”.

KUSH E ZBULOI PORTIERIN SIMONI?

Porta mund të jetë thembra e Akilit e kombëtares së parë, por edhe asja U21. Jo për mungesë talenti, por për mungesë minutash. E në këtë këndvështrim, tekniku u ngacmua për të ardhmen e portierit Simon Simoni. “Patjetër që Simoni është nga kryesorët, harrova ta përmend pak më parë. Është me shumë talent dhe po e tregon te Frankfurt. Duhet të kuptoni që është një klub kaq i madh e merr një lojtar nga Shqipëria. Kjo do të thotë se kanë parë diçka. Simoni u pikas nga skauti më i mirë i tyre, që ka në fokus portierët. Kështu që e ardhmja do të jetë në duart e tij”.

Shqipëria U21 e Alban Bushit do të debutojë në 8 shtator në transfertën armene. Më pas, ata do të jenë të impenjuar me sfidën në shtëpi në 12 shtator me Rumaninë. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin E kualifikues, bashkë me Finlandën, Rumaninë, Armeninë, Malin e Zi e Zvicrën.

https://www.youtube.com/watch?v=66Ldck-wATE

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI