Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Bonucci në Champions me Union Berlin, Juventus do ta shohë nga ekrani: "Do t'i përshëndes tifozët"

Lapsi.al 31 August 2023
Bonucci në Champions me Union Berlin, Juventus do ta shohë nga ekrani:

Leonardo Bonucci te Union Berlin është punë e kryer. Ish-mbrojtësi i Juventus është akorduar me gjermanët dhe do të zbarkojë në kryeqytet në mbrëmje për vizitat e zakonshme dhe nënshkrimin e kontratës. Kapiteni i një mijë betejave me Juventus kishte pak fjalë për të thënë në aeroport: “Do të ketë një mënyrë për të përshëndetur tifozët”, deklaroi ai përpara se të kalonte kontrollet për fluturimin. Bonucci duhet të nënshkruajë një kontratë vjetore, duke u rikthyer kështu për të luajtur në Champions League. E do ta bëjë pikërisht në vitin në të cilin Juventus nuk do të luajë në asnjë kupë. Gjermanët mundën konkurrencën e Lacios, e interesuar gjithashtu për lojtarin.

Drejtori sportiv i Berlinit, Runhert, kishte shpallur zyrtarisht interesimin e tij për mbrojtësin italian. Madje ai kishte paralajmëruar se vendimi do të merrej të premten e javës së kaluar. Edhe pse me pak ditë vonesë, nga sa mendente drejtuesi i Union, marrëveshja tashmë është realizuar. Në Berlin, Leonardo do të gjejë Robin Gosens, ish-lojtari i Inter, i cili sapo është transferuar në Gjermani, ku debutoi me një dygolësh.

Lexo më tej:Allegri thyen heshtjen për ish-kapitenin: "Me Bonucci ishim të qartë nga shkurti, ose nisu ose tërhiqu"

JUVENTUS DO TË PAGUAJ NJË PJESË TË PAGËS

Leonardo Bonucci do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Pas përfundimit të marrëdhënies me Juventus, që e kishte nxjerrë jashtë skuadrës duke mos e konsideruar në projektin teknik, mbrojtësi i lindur në vitin 1987 ka pranuar transferimin në Gjermani në orët e fundit. Nesër ai do t'i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore të cilat do t'i paraprijnë nënshkrimit të kontratës. Kohëzgjatja duhet të jetë për një vit me opsion për një tjetër. Juventus do të ndihmojë në pagimin e një pjese të rrogës (3.5 milionë do të paguajnë bardhezinjtë) së lojtarit. Duke pranuar ofertën e Union Berlin, Bonucci do të ketë mundësinë të luajë në Champions League vitin e ardhshëm. Juventus do ta shohë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI