Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Dy herë e largoi nga ekipi, habit Lukaku: "Që kur isha 11 vjeç ëndërroja të stërvitesha nga Mou"

Lapsi.al 31 August 2023
Dy herë e largoi nga ekipi, habit Lukaku: "Që kur isha 11
Romelu Lukaku është zyrtarisht lojtari i ri i Romës. Belgu, kontrata e të cilit ishte depozituar tashmë të mërkurën, u njoftua nga klubi në kanalet zyrtare. E pikërisht aty, Lukaku foli edhe fjalët e tij të para si verdhekuq: “Pritja që ky klub dhe këta tifozë më rezervuan më kanë emocionuar. E kjo sjellje përfaqëson një tjetër stimul për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri - tha ai -. Kam thithur atmosferën e Stadiumit Olimpico si kundërshtar, ndjeva ngrohtësinë e tifozëve të Romës dhe sot është mirë të di që jam pjesë e tyre". "Kam pasur mundësinë të takohem me pronarët ditët e fundit dhe jam goditur nga ambicia e tyre - vazhdoi Big Rom -. Tani duhet të punojmë, të jemi të përulur dhe të rritemi ndeshje pas ndeshje. Nga ana ime, mezi pres të vihem në dispozicion të shokëve të mi të skuadrës, brenda dhe jashtë fushës”. Lexo më tej: Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në festë: ai me Friedkin fluturimi më i ndjekur në botë Në video-intervistën e parë të publikuar në faqen zyrtare të Romës, Big Rom foli edhe për ditët para ardhjes së tij: “Kur ishim pak më afër marrëveshjes mes dy klubeve, shumë njerëz filluan të më thonë se në Romë njerëzit më prisnin. Unë isha i përqendruar që të vija këtu në formë. Pastaj doja shumë ta përjetoja atë moment dhe kur mbërrita, ishte shumë bukur të shihja tifozët kështu. Mezi pres të luaj për këtë ekip".

TELEFONATAT ME FRIEDKIN VENDIMTARE

"Mjaftoi vetëm një telefonatë - tregoi Lukaku -. Pronarët më telefonuan disa ditë para marrëveshjes. Biseduam për 30 minuta për ambiciet që ata kanë për këtë klub dhe për tifozët. Nga atje gjithçka rrodhi shpejt. Ne folëm për atë që ata presin nga unë dhe nga ekipi. Dëgjova, pastaj filluan gjërat serioze. Unë kam besim te ekipi, jemi ne ata që duhet të punojmë së bashku për të bërë mirë. Duhet të jemi të përulur, të mbajmë kokën ulur, të pedalojmë, të përmirësohemi çdo ditë për të arritur rezultate të mira. Kjo është mënyra ime për t'i parë gjërat, shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë maksimumin".

PËRSËRI MOURINHO

Te verdhekuqtë ai do të gjejë edhe José Mourinho: “Unë kam dashur të punoj me të që kur isha 11 vjeç. Tani mund të them se do ta bëj për herë të tretë (pas Chelsea në verën e 2013 dhe Manchester United në 2017 /18 sezon, red.) Ai më njeh mirë, ai e njeh mirë familjen time, ai e di se çfarë njeriu jam dhe unë e njoh atë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mira, kemi një ekip të mirë. Duhet të punojmë dhe të shikojmë nga ndeshja në ndeshje". Një konstatim interesant, duke qenë se në të dy rastet Mou e largoi nga skuadra.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI