Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Bintsouka nuk mjafton, Astana eliminon Partizanin: Tomasov shpërbën ëndërrën grupe për të kuqtë

Lapsi.al 31 August 2023
Video/ Bintsouka nuk mjafton, Astana eliminon Partizanin: Tomasov

Partizani eleminohet nga Astana, pas barazimit 1-1 në kthim në playoff të Conference League. Shuhet, kështu, në më të bukurën, ëndërra e të kuqve për tu prezantuar në grupet e një kompeticioni europian, për herë të parë në histori. Kazakët avancojnë më tej falë 1-0 në ndeshjen e parë, firmosur nga Loncar. Nuk mjaftoi dominimi i fushës, zotërimi i topit, rasteve të krijuara dhe avantazhit të Bintsouka. Një gol i Tomasov shkatërroi gjithcka, duke lënë Partizanin me keqardhjen se, me pak më tepër kujdes, do të kishin shkruar tashmë historinë.

NDRYSHIM STRATEGJIE

Zekic bëri disa lëvizje, duke ndryshuar mënyrën e të luajturit, në krahasim me ndeshjen e parë. Astana ishte shumë pritëse dhe Partizani e shfrytëzoi. Bintsouka lëvizi nëpër të gjithë frontin, ndërsa Atanaskoski, i rikthyer pas pezullimit, krijoi rastin më të rrezikshëm. E djathta e maqedonasit u devijua në fund nga portieri, që shpëtoi kazakët. Rrapaj, Cara e madje Bilali krijuan një mori situatash para portës. I vetmi që gjeti zgjidhjen ishte Bintsouka, që shënoi golin e avantazhit në minutën e 25'. Një goditje me kokë, që krijoi shumë shpresa e iluzione.

PAQARTËSI DIFENSIVE

Nga ana tjetër, Kocijan e Sota treguan se kanë shumë punë për të ndërtuar mirëkuptimin mes tyre. Tomasov goditi shtyllën në një paqartësi mes të dyve. E në fund të pjesës së parë, krijoi edhe një mundësi ideale për Darboe, që u ndal nga Qirko, në ndërhyrjen e parë shpërtimtare. Këtyre vakumeve difensive i shtohet edhe goli blitz i Astana, në minutën e parë pas rifillimit.

Partizani e pa veten të ngarkuar psikologjikisht nga idea se mund të humbiste një kualifikim, që u duk se e kishte në duar. Zekic provoi të gjitha kartat që kishte në dispozicion, madje edhe Prekën në fund si qendërsulmues. Rezultati nuk ndryshoi, për meritë edhe të portierit të Astana Condric, që evitoi një tentativë të vonë të Grezdës.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/partizani.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI