Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Partizani debuton me Laçin, transfertë për Tiranën: ja ndeshjet e javës së dytë të Superiores

Lapsi.al 1 September 2023
Partizani debuton me Laçin, transfertë për Tiranën: ja

Javën e dytë e Superiores do të luhet e ndarë në tre ditë, përpara se t’i lërë skenën kombëtares.  Partizani e Teuta, që panë ti shtyhet ndeshja hapëse për shkak të impenjimit të të kuqve në Conference League, do të bëjnë debutimin në kampionat. Ndërsa të tjerët do të provojnë ti japin vazhdimësi rezultateve, apo të ndryshojnë trendin.

Erzeni, pas pikës me Laçin në transfertë do të presë Vllazninë të premten në orën 16.00. Shkodranët vijnë nga suksesi me Kukësin dhe kërkojnë të përfitojnë nga kalendari i lehtë në letër për të bërë pikë të plota. Në mbrëmje pastaj, Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë, në një përsëritje të sfidës së vitit të kaluar në Kategorinë e Parë. Bardhekuqtë fitues në debutim ndaj Egnatias, do të tentojnë të bëjnë bis. Nëndetësja, tashmë bojëqielli, do të synojë të rikuperojë humbjen në derbin me Tiranën.

Bardheblutë janë të thirrur në cështje të shtunën në orën 19.00 për tu ndeshur me Teutën. Shehi kërkon ti japë skuadrës vazhdimësi, ndërkohë që Longo do të ketë debutimin si trajneri i bregdetarëve në ndeshje zyrtare. Java e dytë mbyllet të dielën me Kukësin që do të luajë përpara publikut të shtëpisë me Egnatian. Dy skuadrat humbëse në debutim do të mundohen ti bëjnë gjërat ndryshe. I fundit do të zbresë Partizani, që armikun kryesor ka lodhjen e mesjavës së playoff-it europian. Të kuqtë do të presin Lacin e teknikut debutues Skerdi Bejzade, që shpreson të marrë pikë kundër ish-skuadrës së zemrës.

Lexo më tej: FSHF aprovon kërkesën, shtyhet ndeshja Partizani-Teuta: ja ndryshimet në javën e parë të Superiores

SUPERIORE, JAVA II

01/09/23

Erzeni 16 : 00 Vllaznia

Skënderbeu 19 : 00 Dinamo

02/09/23

Teuta 19 : 00 Tirana

03/09/23

Kukësi 16 : 00 Egnatia

Partizani 19 : 00 Laçi

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI