Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Dy ditë stërvitje për secilën ndeshje eliminatore: Kombëtarja në garë me kohën ndaj Çekisë e Polonisë

Lapsi.al 2 September 2023
Dy ditë stërvitje për secilën ndeshje eliminatore:

Shtatori vendimtar për shanset e kuqezinjve për kualifikimin në Euro 2024 ka mbërritur. E tani Kombëtarja nis një garë me kohën për tu bërë gati në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat me Çekinë dhe Poloninë. Me kampionatet që tashmë janë të gjitha në aktivitet, ditët e përgatitjes nuk janë të mëdha. Për këtë arsye edhe është planifikuar një agjendë e mirëmenduar, për ti dhënë teknikut Sylvinho dhe lojtarëve të përzgjedhur shtrirjen e duhur për të punuar.

Me fundjavën impanjative të kampionateve, grumbullimi është programuar për në datën 4 shtator. Tekniku brazilian megjithatë do të ketë mundësinë ndoshta të shohë gjendjen e disa prej futbollistëve, që mund të mbërrijnë më herët, kontrektisht në datën 3. Kombëtarja, zyrtarisht, do t'i zhvillojë seancat stërvitore në datën 4 e datën 5. Gjithnjë me një seancë e gjithnjë pasdite, të paktën sipas variantit të parë të menduar. Në datën 6 kuqezinjtë do të nisen për në Çeki, ku pasdite do të zhvillojnë edhe seancën zyrtare stërvitore dhe konferencën për shtyp të vigjiljes. Ndeshja delikate me Çekinë kryesuese, një pikë mbi Shqipërinë, por me një ndeshje më shumë do të luhet në datën 7 shtator në orën 20.45.

Lexo më tej: “Kam luajtur me trajnerin e Mujës e do e përdor si ai”: Sylvinho lajmëron minuta për ardhjet e reja

Asnjë vonesë, sepse pas saj të besuarit e Sylvinho i pret përballja me Poloninë. Kështu që kthimi do të bëhet menjëherë pas ndeshjes, duke u gdhirë data 8. Atë pasdite është në program edhe një seancë stërvitore, ndërsa ajo zyrtare dhe konferenca për shtyp e brazilianit dhe kapitenit do të jetë në datën 9 shtator. Një dalje që paraprin sfidën e 10 shtatorit, në orën 20.45, pas të cilave shumë gjëra do të jenë të qartë në lidhje me shanset e kualifikimit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI