Flash

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Fikja e dritave i sjell ters Teutës: pas përmbysjes durrësake, Tirana barazon me Najdovski

Lapsi.al 2 September 2023
Video/ Fikja e dritave i sjell ters Teutës: pas përmbysjes

Katër gola për një pikë, që për Tiranën rri ngushtë. Edhe pse për mënyrën si shkoi ndeshja në Niko Dovana, duhet të jetë Teuta ajo që kapërcehet hidhur. Përfundon 2-2 me teknikun Longo që i gëzohet pikës në debutim. Bregdetarët përmbysën golin e shpejtë të Hasanit në harkun e 9 minutave. Penalltia e Filit dhe Gjinollari iluzionuan durrsakët, që fatin e humbën me fikjen e prozhektorëve në stadium. Në pjesën e dytë Najdovski barazoi 2-2, duke vendosur një ndeshje interesante.

[video width="712" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/erresira.mp4"][/video]

PËRMBYSJE, DRITA TË FIKURA E... BARAZIM

Edhe pse me një skuadër të reformuar, me vetëm tre emra të shpëtuar nga sezoni i kaluar, Teuta tregoi personalitet në fushë. Diego Longo kishte ndërtuar një skuadër energjike rreth Filit, që reagoi edhe pse u godit shpejt. Hasani realizoi që në minutën e 3', në një përgjumje difensive të prapavijës së Teutës. Një gol që shërbeu për të zgjuar nga ngërçi psikologjik lojtarët e rinj në moshë të durrësakëve.

[video width="864" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/TEuta-1.mp4"][/video]

Demirçani u pengua në zon nga Deliu dhe Ferataj pas imazheve të para në VAR akordoi penallti, që Fili e realizoi me qetësi. Nuk mbaroi me aq, sepse Gjinollari kurorëzoi përfaqësimin e tij pozitiv me golin e përmbysjes në minutën e 19'. Në krosimin e Peposhit erdhi tap-in i anësorit, që befasoi Likën.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90', plasin polemikat: Rusta i anulon kuqebluve golin e fitores në shtesë

[video width="712" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/teuta.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë të lojës, ishte Tirana më kërkuese, duke iu tentuar shpesh portën e Demës. Në minutën e 58' pastaj, Najdovski barazoi rezulatin, duke i dhënë shpresë bardhebluve për një tjetër përmbysje si ajo me Dinamon në javën e parë. Sidoqoftë asgjë nuk ndodhi më dhe nga një pikë për dy skuadrat. Tirana mbetet e pathyer, por nuk merr dot pikë të plota. Teuta e nis me barazim aventurën (ndeshja me Partizanin u shty) përpara publikut të shtëpisë.

[video width="656" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/tirana-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI