Flash

Video/ Tel, 18 vjeçari që po udhëheq Bayern në Bundesliga: M’Gladbach përmbyset në minutën e 87’

Lapsi.al 2 September 2023
Video/ Tel, 18 vjeçari që po udhëheq Bayern në Bundesliga:

Bayern Munich fiton edhe në javën e tretë të Bundesligës dhe mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Në shtëpinë e Borussia M'Gladbach përfundoi 1-2, me golin vendimtar të Tel në minutën e 87'. Avantazhin e Itakura e kishte barazuar më parë Sané. Nëntë pikë edhe për Bayer Leverkusen, i cili shkatërroi 5-1 Darmstadt, me një dygolësh të Boniface. Stuttgart imponohet 5-0 në Freiburg, ndërsa Werder Bremen bën poker në Mainz. Fitore edhe për Hoffenheim 3-1 në Wolfsburg. Vetëm barazim 2-2 mes Augsburg dhe Bochum.

Bayern rrëzon tabunë e Borussia Park dhe mbetet në krye të tabelës falë rikthimit në pjesën e dytë. Sinjalin e parë e dha Sané, i cili goditi jashtë nga një pozicion i mirë. Në minutën e 25' vendasit u kundërpërgjigjën me Friedrich, i cili goditi me kokë pjesën e lartë të traversës. Menjëherë pas kësaj erdhi edhe avantazhi i Gladbach, me goditjen me kokë në zhvillimet e një këndore të Itakura. Borussia gati dyfishoi me Weigl pak më pas, por portieri bavarez shpëtoi rezultatin. Sané provoi sërish në minutën e 39', por goditja e tij me të djathtën u përplas në traversë pas një prekjeje të kujdesshme të Nicolas.

Në minutën e 54' qendërmbrojtësi japonez ndaloi Goretzka në vijë, para se Müller të godasë jashtë për punë centimetrash. Skuadra e Tuchel barazoi në minutën e 58' me Sané, që u shërbye nga Kimmich. Në lojë hyri dhe Gnabry e është ai dhe numri 6 që iu afruan më shumë epërsisë, por goditjet e tyre përfunduan jashtë. Në minutën e 87', pastaj, Tel, i sapoaktivizuar, u kujdes për të shënuar golin e fitores. 9 pikë për bavarezët, në vendin e parë e vetëm një për Gladbach.

Bundesliga Germany

Augsburg 2-2 Bochum

Bayer Leverkusen 5-1 Darmstadt

Hoffenheim 3-1 Wolfsburg

VfB Stuttgart 5-0 Freiburg

Werder Bremen 4-0 Mainz

Borussia Monchengladbach 1-2 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI