Flash

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

"Portierin tonë duhet ta shikojnë me dylbi": Shehi kritik me mbrojtjen që ka pësuar 4 gola në dy ndeshje

Lapsi.al 2 September 2023
"Portierin tonë duhet ta shikojnë me dylbi": Shehi kritik me

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, edhe pse na vjen keq që pësojmë dy gola. Në të gjithë ndeshjet edhe në miqësoret kemi pësuar. Duhet të punojmë, sepse të marrësh dy gola, janë energji të humbura. Kemi goditur portën 16-17 herë, kemi bërë mirë dhe kemi gjëra të vogla që duhen përmirësuar". Orges Shehi ka keqardhjen për mënyrë si Tirana e tij pëson gola, 4 në dy ndeshjet e para. Duke folur pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Teutës, tekniku shpjegon se ka gjëra që duhen sistemuar: "Kam dëshirë t’i fitoj ndeshjet 2-0. Iu kam thënë çunave, që portierin tonë kundërshtarët duhet ta shikojnë me dylbi".

Lexo më tej: Video/ Fikja e dritave i sjell ters Teutës: pas përmbysjes durrësake, Tirana barazon me Najdovski

Hasani, Këpuca e Artë e sezonit të kaluar e autori i golit të parë të bardhebluve në Niko Dovana, është ai që shqetëson më shumë teknikun Shehi. Jo për fakte brenda kuadratit të gjelbër, por sepse ai është në qendër të merkatos: "Hasani është lojtari jonë më i rrezikshëm, sot ka bërë ndeshje të mirë. Nuk dimë si do të rrjedhin ngjarjet. Ndoshta merkato është mbyllur dhe Hasani do të jetë pjesë e jona", uroi Shehi në përfundim të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI