Flash

“Kualifikohemi në Europian”: Cikalleshi, njeriu që di t’i shënojë Çekisë dhe Polonisë, bën premtimin e madh

Lapsi.al 4 September 2023
“Kualifikohemi në Europian”: Cikalleshi, njeriu që di

“Janë deçisive. Më e mira do të ishte të shënonim sa më shumë dhe të merrnim tre pikët dhe të ktheheshim të gjithë të gëzuar. Por nuk është kaq e lehtë sepse Çekia është një ekip shumë i mirë, që ka eksperiencë në Europë”. Sokol Cikalleshi, në konferencën për shtyp ka folur për dy sfidat e rëndësishme që kuqezinjtë do të luajnë. Kombëtarja zbret në fushë ndaj çekëve në Pragë më 7 shtator e tre ditë më vonë ndaj Polonisë më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’.

Objektivi për sulmuesin e Koniaspor është i qartë: kualifikimi: “Kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe të tifozëve. Si një trup i vetëm, ia dalim të plotësojmë ëndrrën që ne kemi. Të kualifikohemi në Europian. Mendoj se do të vuajmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Por jemi gati për këto dy sfida. Jemi në një moment të mirë. Fusha e lojës do ta tregojë. Angazhimi dhe shpirti në fushë nga ana jonë do të jetë maksimal, jua siguroj”.

Lexo më tej: “Nëse nuk fitojmë, të mos humbasim”: Bajrami nuk pranon rezultat negavtiv me Çekinë dhe vlerëson Sylvinhon

KUJTIMET E BUKURA

Një premtim nga një goleador që ka tundur rrjetat e Çekisë dhe Polonisë në të shkuarën: “Goli që i kam shënuar Çekisë është një nga golat më të bukur të karrierës. Të përsëris diçka të tillë, do të ishte kënaqësi për mua. Ishte thjesht një miqësore. Nuk duhet të mbetem tek e shkuara. I kam shënuar edhe Çekisë, edhe Polonisë. Por Çekia ishte miqësore dhe goli ndaj Polonisë nuk kishte vlerë sepse u mundëm. Do preferoja, nëse unë apo dikush tjetër të shënojë gjysmë goli dhe të merrnim tre pikët, do ishte shumë me vlerë” e mbylli Cikalleshi.

Kuqezinjtë nuk është se kanë shumë nevojë për motivim, si e bën të qartë Cikalleshi: “Nuk jemi Kombëtare që e arrijmë Botërorin çdo 2-4 vite. Tashmë kemi mundësinë të realizojmë një ëndërr për ne, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ky është frymëzimi më i mirë. kemi arritur vetëm njëherë, kemi mundësi ta bëjmë sërish. Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI