Flash

Tradhëtia nuk harrohet. Thuram feston si Lukaku, Lautaro i thotë jo: "Nuk festoj më kështu"

Lapsi.al 4 September 2023
Tradhëtia nuk harrohet. Thuram feston si Lukaku, Lautaro i thotë jo:

“Jo, unë nuk festoj më kështu”. Më eksplicit se kurrë Lautaro Martinez me Marcus Thuram, pas golit të 2-0 ndaj Fiorentinës. Në festime, francezi imitoi ngazëllimin e Romelu Lukaku, por argjentinasi e ndali. Lautaro nuk i ngriti krahët lart dhe i thotë qartë 'jo' me një gjest të duarve. Me sa duket, plaga është ende e hapur dhe Lautaro është ndjerë i tradhtuar. Big Rom tani është vetëm një kujtim dhe as që përmendet më: "Përse nuk e ndjek Lukaku në rrjetet sociale? Thuram është një lojtar i madh, Arnautovic gjithashtu. Madje edhe Sanchez, jam i lumtur që luaj me ta...", tha ai pas ndeshjen. Më e qartë se kaq...

Inter mposhti 4-0 Fiorentinën në javën e tretë të Serie A, duke iu përgjigjur Milan dhe duke marrë kryesimin e renditjes me pikë të plota. Në San Siro nuk pati asnjë histori me ndeshjen e zhbllokuar në minutën e 24' me golin e Thuram. Goli i parë i francezit me fanellën zikaltër. Në minutën e 53' Inter dyfishoi me Martinez, ndërsa penalltia e Calhanoglu në minutën e 58' i hapi rrugën pokerit të shënuar sërish nga Lautaro, me asist të Cuadrado.

Lexo më tej: Skadimi i afatit të borxhit 275 mln euro me Oaktree frikëson Inter: rifinancim ose shitje e klubit

SHIFRA TITULLI

Kishte që nga viti 1966 që Inter nuk e kishte nisur kampionatin pa pësuar gol në tre ndeshjet e para. Zikaltrit janë të vetmit në 5 turnetë elitarë evropianë që nuk kanë pësuar ende gol. Por nëse faza e mbrojtjes është e padepërtueshme si gjithmonë, starti i “Toro” nga Bahia Blanca është prej kampioni.

Dygolëshi ndaj Monza në ndeshjen e parë, gol ndaj Cagliari dhe më pas një tjetër dygolësh ndaj Fiorentinës. Praktikisht një paralajmërim shumë i qartë për të gjithë kundërshtarët: Lautaro është aty. 5 gola në tre javët e para janë thuajse unike për një sulmues të Inter në këtë mijëvjeçar (vetëm Icardi ia ka dalë). Gjithsej janë 107 golat me Inter në të gjitha garat, i dhjeti në histori për zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI