Flash

Basket/ Simanic mori një goditje me bërryl: natën rëndohet e operohet me urgjencë, i hiqet një veshkë

Lapsi.al 4 September 2023
Basket/ Simanic mori një goditje me bërryl: natën rëndohet e

Një goditje me bërryl nga Nuni Omoto që dukej i padëmshëm pas një kontakti normal loje. Kjo është ajo që ndodhi me rastin e sfidës në kampionatin botëror të basketbollit mes Serbisë dhe Sudanit të Jugut, por që u kthye në dramë për Borisa Simanic. Lojtari iu nënshtrua një operacioni urgjent në Manila dhe për shkak të disa komplikacioneve iu hoq edhe veshka. Nuk dihet ende nëse ai do të mund të rifillojë apo jo aktivitetin. Pas goditjes serbi donte të vazhdonte lojën, por për shkak të dhimbjeve të forta doli nga fusha. Më pas Simanic pati humbje gjaku në zonën e veshkave nga ku erdhi vendimi për t'iu nënshtruar një operacioni midis 30 dhe 31 gushtit.

Lexo më tej: Ylli i NBA, video me armë në dorë: Ja Morant pezullohet për 25 ndeshje

Gjendja u rëndua papritur dhe ishte e detyruar një operacion i dytë, për heqja e një veshke: "Për shkak të disa komplikacioneve pas operacionit, Simanic u operua sërish më 3 shtator. Për shkak të ndryshimeve në qëndrueshmërinë e indit të veshkave, e gjithë veshka duhej të hiqej me kirurgji. Ne presim dhe shpresojmë që pas këtij operacioni rrugëtimi postoperativ të vazhdojë pa pengesa”, është shprehur Dragan Radovanoviq, mjeku zyrtar i kombëtares serbe.

https://www.youtube.com/watch?v=9d6ugRL5-cc

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI