STADIUMI I RI BERNABEU: ÇATIA HAPET E FUSHA ZHDUKET
Përveç rritjes së kapacitetit, për të eliminuar problemet që lidhen me motin dhe për të reduktuar zhurmën, Bernabeu është pajisur me një çati që mund të hapet dhe mbyllet në vetëm 15 minuta. Dhe më pas, një tjetër risi e madhe, është fusha që ‘zhduket’ nën tokë. Me pak fjalë, një fushë e lëvizshme. Fusha është e ndarë në 'feta', të cilat, falë një sistemi teknologjik shumë të avancuar, mbahen në një thellësi prej gati 40 metrash. Këtu ajroset, ujitet dhe mbrohet me ndriçim dhe rreze ultraviolet. Një risi që do t'i lejojë Real Madrid të presë jo vetëm ndeshjet e 'Blancos', por - shtatë ditë në javë, 12 muaj në vit - koncerte, kongrese, ngjarje, madje edhe ndeshje tenisi, basketbolli apo futbolli amerikan. Pa stresuar aspak barin e fushës, që mbetet i përsosur, gati kur Vinicius, Bellingham dhe të tjerët të kenë nevojë për të.?️?? ¡El césped retráctil del Bernabéu como nunca lo habías visto!#RealFootball pic.twitter.com/r2TkzsiNPv
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 5, 2023