Flash

Video/ Laçi pothuaj jashtë sfidës me Çekinë: Sylvinho përgatit taktikat në fshehtësi

Lapsi.al 5 September 2023
Video/ Laçi pothuaj jashtë sfidës me Çekinë:

Me dyer të mbyllura, për të mos zbuluar asgjë për Çekinë, me keqardhjen se duhet të bëjë në Pragë pa Qazim Laçin. Tekniku i kombëtares Sylvinho i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë, për ndeshjen e parë kualifikuese të shtatorit. Braziliani ka preferuar të mbyllë dyert, ndërsa kuqezinjtë kanë përmbushur ditën e dytë të stërvitjeve para Republikës Çeke.

Lajmi i keq është se Qazim Laçi pothuaj është tërhequr nga sfida me skuadrën e teknikut Silhavi. Departmenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori është lënë pushim edhe sot për shkak të gjendjes gripale. Sylvinho, përveç tij, i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për këto dy sfida.

Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Një unifikim që Sylvinho e bën për t'i dhënë stimuj kuqezinjve të rinj. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites. Futbollistët e ekipit kombëtar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës.

Lexo më tej: Video/ Qazim Laçi i sëmurë, katër kuqezinjtë e fundit mbërritën sot: kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

PROGRAMI KUQEZI

Kjo është stërvitja e fundit në Tiranë, pasi Kombëtarja do të niset mëngjesin e nesërm drejt Pragës për sfidën e parë zyrtare të muajit shtator. Të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit. Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, në orën 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena”. Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet. Me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare në stadiumin ‘Air Albania’.

https://youtu.be/eciOAElyDPw

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI