Flash

Video/ Heq fanellën edhe para se të shënonte golin: e pabesueshme ajo që ndodhi me Akhvlediani në Gjeorgji

Lapsi.al 6 September 2023
Video/ Heq fanellën edhe para se të shënonte golin: e pabesueshme
Gol, heq fanellën dhe karton i verdhë. Një rindërtim i shpejtë faktesh që ndodh shumë shpesh në futboll. Por diçka e paprecedentë ndodhi në kampionatin e Gjeorgjisë, me radhën fillestare të veprimeve të përmbysura. Akhvlediani fillimisht hoqi uniformën e lojës dhe më pas shënoi golin për habinë e të gjithëve. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Gjeorgji, në ndeshjen mes Dila dhe Samtredia. Protagoniste ishte sulmuesi Tornike Akhvlediani, i cili e ‘shpiku’ këtë gjest në kohën shtesë. Me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së tij, qendërsulmuesi i miqve vrapoi drejt portierit kundërshtar, e parakaloi dhe me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë. Por ka një pjesë që mungon mes driblimit dhe shënimit: Akhvlediani hoqi fanellën! Lexo më tej: Skandal i përmasave të mëdha në Bolivi! Gjithcka ishte e trukuar, pezullohen kampionatet: "Vendose 6-1"

REAGIMI I ARBITRIT DHE KUNDËRSHTARËVE

Padyshim që gjesti i lojtarit të Samtredia i habiti të gjithë, nga arbitri e deri te kundërshtarët e tij. Gjatë festimit, me fanellën ende në duar, të gjithë shokët e tij e mbuluan me përqafime për të festuar fitoren (goli 3-1 vulosi suksesin e ekipit të tij). Por nga ana tjetër, lojtarët e Dila shkuan të protestonin te arbitri, i cili megjithatë vendosi të ndërhynte në mënyrë ‘kanunore’. Një karton i verdhë i thjeshtë i tundur para sulmuesit. E kështu të paktën pjesa e fundit e sekuencës klasike "goli, fanella e hequr dhe kartoni i verdhë" mbeti i pandryshuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI