Flash

Rezultatet e bëjnë Romën të paduruar: basteshkruesit e japin Mourinho pranë shkarkimit

Lapsi.al 7 September 2023
Rezultatet e bëjnë Romën të paduruar: basteshkruesit e japin

Vetëm një pikë në tre ndeshje, vendi i tretë i fundit në Serie A dhe shumë kritika. Në Romë, pozicioni i José Mourinho është në fije të perit dhe tashmë ka nga ata që vënë bast për lamtumirën e tij të mundshme. Pas barazimit me Salernitanën dhe humbjeve ndaj Veronës dhe Milan, hipoteza e shkarkimit të Special One në muajt në vijim është kthyer edhe në një opsion konkret për basteshkruesit. Madje koeficientët janë përgjysmuar në krahasim me fillimin e sezonit. Një sinjal domethënës, që nënvizon momentin e komplikuar të trajnerit portugez dhe ushqen dyshime dhe paqartësi për të ardhmen e tij në kryeqytet.

Përkundër një merkatoje të rëndësishme të kurorëzuar me ardhjen e Romelu Lukaku, Roma e filloi me këmbën e gabuar kampionatin. E tani verdhekuqtë e shohin veten në mënyrë sensacionale në gjysmën e fundit të tabelës. Një situatë që sipas shumëkujt ka vetëm një fajtor: José Mourinho. I akuzuar se nuk mundi t'i jepte një lojë dhe identitet skuadrës dhe se e nisi sezonin duke u kapur fillimisht me Matic, pastaj me dëmtimet, klubin dhe UEFA-n, në fakt Special One përfundoi menjëherë nën akuzë për rezultate të dobëta dhe një fazë mbrojtëse padyshim nën pritshmëritë. Tre ndeshje që kanë lënë gjurmë në Romë duke dëmtuar besimin e tifozëve verdhekuq, të cilët tashmë janë më dyshues për punën dhe qëndrimin e portugezit.

Lexo më tej: Mourinho e ka me arbitrin që do gjykojë Shqipërinë në Çeki: "Nëse flas më japin 10 javë skualifikim"

STATISTIKAT

Sipas të dhënave, duke marrë parasysh teknikët në detyrë prej të paktën 20 ndeshje në epokën e tre pikëve, Mourinho është trajneri i 12 i Romës për pikavarazh. Një rezultat (mesatarja 1.61 pikë për ndeshje) që, pavarësisht fitores së Conference 2022, nuk emocionon aspak as mjedisin dhe as pronarët. Roma është në kërkim të një roli si protagonist në Serie A dhe një vend në Champions duke pasur parasysh përpjekjet në merkato. Në Trigoria ka nevojë për një zhvillim, përndryshe do të jetë e vështirë për Mourinho të arrijë Krishtlindjen.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI