Flash

Video/ Bajrami, super gol dhe pikë në Pragë: Shqipëria del me barazim nga Çekia

Lapsi.al 7 September 2023
Video/ Bajrami, super gol dhe pikë në Pragë: Shqipëria del

Në fund 1-1, por mund të kishim befasuar Cekinë, nëse në minutën e 84' pasimi i Dakut do të kishte qenë i saktë në një kundërsulm tre kundër 1. Sidoqoftë, nga shtëpia e kryesuesve të Grupit E kuqezinjtë dalin me një pikë të çmuar falë një perle të fantazistit Nedim Bajrami. Edhe për moralin, duke qenë se të dielën vjen në Tiranë Polonia. Sylvinho, ndryshoi por mori atë për të cilin kishte ardhur. Vendi i dytë me 7 pikë, një pas Çekisë e një mbi polakët, që fituan 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Braziliani kishte bërë lëvizje surprizë e madje të guximshme në ndeshjen e katërt në detyrë. Seferi lë Uzunin në pankinë e Mitaj u preferua ndaj Balliut. Nuk ishte ndeshja më brilante nën drejtimin e Sylvinho, por ishte e kujdesshme e me pak gabime, që për fat nuk na dënuan këtë herë. Cekia nuk bëri shumë, por ishte ajo që mendohej: skuadër e ashpër, shtatlartë dhe fizike. Cerny dhe Soucek ishin ata që impenjuan më shumë Gjimshitin me shokë, ndërsa 45 minuta kuqezinjtë e lanë portierin kundërshtar pushim.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/cekia.mp4"][/video]

MAGJIA E BAJRAMIT

E dyta nisi keq, ose më saktë e nisi Çekia mirë. Skuadra e Silhavy, që dominonte fizikisht shënoi goline avantazhit, pas një asist të Soucek për Cerny, që e pati të thjeshtë të mposhte Berishën në dalje. Një gol që rëndoi këmbët e lojtarëve, por nxorri në pah personalitetin e atyre si Bajrami që duhet të marrin përsipër ekipin. Mesfushori nxorri nga asgjëja një gol spektakolar, pas insistimit të Asanit për të rifituar topin. Një e djathtë e fuqishme nga jashtë zonës në minutën e 66', i dha frymëmarrje teknikut Sylvinho dhe lojtarëve në fushë. Nedim Bajrami konfirmon formën e jashtëzakonshme. Goli i tretë në tre ndeshje radhazi për fantazistin e Sassuolo, që kthen kuqezinjtë në lojë në Pragë.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/bajrami-gol.mp4"][/video]

Pati kohë për një pritje fantastike të Berishës, në goditjen me kokë të Krejci. E megjithatë ajo që do lërë pa gjumë Sylvinho është kundërsulmi i shpenzuar në minutën e 84'. Në tre kundër një, Daku bëri pasimin e gabuar që coi dëm shansin më të mirë për të fituar ndeshjen. Sidoqoftë 1-1 dhe tani ka dy ditë kohë për të rikuperuar forcat dhe mendësinë: të dielën vjen Polonia.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI