Flash

Video/ Qazim Laçi nga flamurin e bardhë edhe për Poloninë: i diferencuar Bare mban në ankth tekniun Sylvinho

Lapsi.al 9 September 2023
Video/ Qazim Laçi nga flamurin e bardhë edhe për Poloninë:

Pas barazimit në Pragë, fluturimi i menjëhershëm drejt Tiranës, për të nisur stërvitjen që të premten. Në ditën e parë të punës pas rikthimit në "Shtëpinë e Futbollit", Sylvinho ka marrë frymë lehtësisht me rikuperimin e mesfushorit Keidi Bare. Lajmi i keq, po që braziliani me shumë mundësi e priste, është se Qazim Laçi nuk mund të rikuperohet dhe ka lënë grumbullimin për tu kthyer në klubin e tij.

Kuqezinjtë mbërritën në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shqipëri dhe pasdites punuan për tu bërë gati për polakët. Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të rikuperohet për ndeshjen e të dielës. Një mister, duke qenë se për të u evidentua një gjendje gripale, që të hënën e kaluar. Sidoqoftë Laçi ka marrë lejen nga stafi mjekësor që të rikthehet në shtëpi. Edhe mesfushori Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor. Lojtari megjithatë, sipas parashikimeve të stafit mjekësor, pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.

ÇFARË KËRKOI SYLVINHO NË STËRVITJE

Stafi teknik e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje të lehtë dhe pa top, si edhe pak punë në palestër. Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta bënë një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top.

Lexo më tej: "Një pikë që na mban në lojë për kualifikim". Sylvinho hedh sytë nga Polonia: "Kemi edhe 4 finale"

Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe të gjithë janë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv. Ajo me Poloninë e Lewandowskit është një nga sfidat më vendimtare të grupit tonë. Ndeshja që mund të thotë shumë në lidhje me kualifikimin drejt Euro 2024, do të luhet ditën e diel, më 10 shtator, dhe do të nisë në orën 20:45.

https://www.youtube.com/watch?v=qPGFw7q9xME

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI