Flash

US Open, Djokovic përplas 'telefonin' duke ironizuar festimin e Shelton: "E kopjova, i vodha festimin"

Lapsi.al 9 September 2023
US Open, Djokovic përplas 'telefonin' duke ironizuar festimin e

Novak Djokovic arriti me meritë në finalen e US Open, ku do të shkojë në kërkim të titullit të tij të 24 Slam. E megjithatë, gjesti i tij në fund të ndeshjes ka krijuar shumë diskutime. Në momentin e festimit të triumfit, Nole përsëriti festimin e Shelton pas suksesit ndaj bashkatdhetarit Tiaofe në çerekfinale. Kampioni serb bëri sikur i përgjigjej një telefonate dhe më pas e përplasi telefonin me një veprim të vendosur. Një ngacmim i vërtetë ndaj kundërshtarit të tij të ri, që pasoi me një shtrëngim duarsh mjaft të ftohtë në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Us Open, Medvedev i tmerron të gjithë: "Dikush do të vdesë e do ta shihni në transmetim direkt"

Djokovic u justifikua kështu në intervistat pas ndeshjes: "Unë e adhuroj festimin e Ben. Mendova se ishte shumë origjinale. E kopjova. I vodha mënyrën e festimit". Vetë Shelton në konferencë për shtyp tentoi të shuajë polemikat. "E pashë vetëm pas ndeshjes. Nuk më pëlqen kur jam në rrjetet sociale dhe shoh njerëz që më thonë se si mund të festoj apo jo - shpjegoi tenisti amerikan -. Mendoj se nëse e fiton ndeshjen, ke të drejtë të bësh çfarë të duash. Si fëmijë më kanë mësuar gjithmonë se imitimi është forma më e sinqertë e "admirimit". Kështu që kjo është gjithçka që kam për të thënë në lidhje me këtë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI