Flash

Ditëlindje në ditën e shënuar: Broja merr urimet nga Chelsea e Duka, pret "dhuratën" në mbrëmje

Lapsi.al 10 September 2023
Ditëlindje në ditën e shënuar: Broja merr urimet nga Chelsea

Do të donte të ishte në fushë, por dëmtimi nuk i ka zhdukur akoma shfaqjet e fundit të një të keqe që ka marrë rrugën e largimit. Duhet edhe pak durim për të parë që Armando Broja të zbresë përsëri në fushë. Duhet pritur edhe pak për të parë vërshimet e tij në zonën kundërshtare e për të cliruar britmën që ka më shumë se një vit që e mban përbrenda. Sot megjithatë, në ditën e madhe të kombëtares, djaloshi i Artë i kuqezinjve feston 22 vjetorin. E kanë uruar të gjithë, por dhuratën e dëshiruar e pret në mbrëmje.

22 vjeç kur në orën 20.45 luhet Shqipëri-Poloni. Broja mundohet të djegë kohët për tu kthye sa më shpeht në fushë, por këtë betejë të madhe e humbi. Kështu, është Chelsea i pari që do ti gëzohet rikthimit të shpejtë të shkodranit në fushë. Ashtu si klubi londinez ishte i pari që i uroi ditëlindjen dhe kthimin e shpejtë. Broja e ka postuar në historinë e tij, urimin e Blues, duke shpresuar se do tia shpërblejë Pochettinos me rikthimin në fushë.

Lexo më tej: "Dita e Gjykimit"; për Kombëtaren e teknikun Sylvinho: kundër Polonisë për vendin e parë në grup

URIME EDHE NGA PRESIDENTI I FSHF-së

Urimet e ditëlindjes kanë ardhur edhe nga presidenti i FSHF-së Armand Duka. "Urime ditëlindjen Armando Broja. Në emër të familjes së madhe të futbollit të uroj shëndet e plot suksese në karrierë - shkruhet në postimin e presidentit -. Të mirëpresim sa më shpejtë me fanellën kuqezi". Me gjithë respektin, për konsideratën e londinezëve e kreut të FSHF-së, Broja pret tjetër gjë me ankth: dhuratën që kuqezinjtë i kanë premtuar. Një fitore për të qenë në lojë për kualifikimin, deri kur sulmuesi të zbresë përsëri në fushë me fanellën kuqezi. Deri atëherë ka kohë, sot, sy e veshë, Broja i ka nga Arena Kombëtare.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI