Flash

Thomas Zilliacus, finlandezi ëndërrimtar: "Dua të blej Inter, por Zhang nuk dëshiron ta shesë"

Lapsi.al 11 September 2023
Thomas Zilliacus, finlandezi ëndërrimtar: "Dua të blej

Thomas Zilliacus nuk heq dorë nga Inter. Prej disa muajsh sipërmarrësi finlandez ka theksuar interesin e tij për klubin zikaltër. E megjithatë, si shpjegon ai në një intervistë me SemperInter, "për të blerë duhet të ketë interes nga pronësia aktuale për të shitur, gjë të cilën nuk jam i sigurt se duan të bëjnë". Sipërmarrësi konfirmon se "për momentin nuk ka negociata të drejtpërdrejta. Nuk dua të dukem ndërhyrës dhe për këtë arsye i takon familjes Zhang të thotë diçka për këtë. Kam shumë respekt për ta. E pastaj nuk dua të rrezikoj të them diçka që mund të keqkuptohet".

Zilliacus, siç shihet në rrjetet e tij sociale, komplimenton menaxhimin e Inter nga ana e Suning, duke lavdëruar veçanërisht Steven Zhang: "Ai ishte vetëm 26 vjeç kur u bë president i klubit dhe e drejtoi ekipin drejt sukseseve të mëdha. Kam respekt të madh për të dhe për të gjithë grupin. Por unë i thashë edhe personalisht, që nëse duan të shesin jam shumë i interesuar ta blej. Po ta kisha këtë privilegj, puna ime do ishte të përmirësoja klubin në krahasim me situatën në të cilën do ta gjeja".

Lexo më tej: E  quajnë 'president', Zilliacus vazhdon të japë mesazhe: do të jetë finandezi pasuesi i Zhang?

Në fund, sipërmarrësi finlandez shpjegoi se nga vjen interesi për Serie A dhe Inter: "Rreth moshës 15-vjeçare kalova tre vera radhazi në Capri. Isha atje për të mësuar italisht dhe u dashurova me vendin dhe traditat e tij. E gjithashtu futbollin. Unë dhe fëmijët e tjerë luanim futboll në një fushë afër shkollës. Një herë erdhi një yll i Inter që ishte me pushime. Mendoj se ishte Sandro Mazzola, edhe pse kjo ka ndodhur shumë kohë më parë dhe nuk mund ta them me siguri" e mbylli fjalën sipërmarrësi finlandez 67 vjeçar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI