Flash

Video/ "Do të shkojmë te ai Europian i q*rë": Hojlund shndërrohet në kryetifoz e jep spektakël me ultrasit

Lapsi.al 12 September 2023
Video/ "Do të shkojmë te ai Europian i q*rë": Hojlund
Klubet janë ndalur për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare për kualifikueset e kampionatit të ardhshme evropian. Nëse Italia e Gjermania nuk kanë një moment të mirë, Danimarka pushtoi fushën e Finlandës dhe në fund të ndeshjes filloi një festë e gjatë nën sektorin ultras. Asgjë e çuditshme nëse nuk do të ishte ish-sulmuesi i Atalantës Hojlund ai që mori rolin e liderit të ultrasve. Grupi H, katër raunde nga fundi ka një situatë plotësisht të balancuar renditje, me shumë skuadra që konkurrojnë për kualifikim direkt. Çuditërisht Sllovenia është në vendin e parë me 13 pikë, po aq sa edhe Danimarka që kaloi Finlandën. Humbja i lë nordikët në kuotën e 12 pikëve së bashku me Kazakistanin. Katër skuadra për dy vende dhe ndeshjet e ardhshme që do të jenë vendimtare. Danimarka mposhti Finlandën falë golit të Hojbjerg në minutën e 86', duke ndezur ëndrrat e tyre kualifikuese. Në fund të garës Hojlund u ekzaltua bashkë me tifozët për këtë sukses. Lexo më tej: Atalanta, El Bilal Touré blerja më e shtrenjtë e historisë: Hojlund te United për 85 milionë euro Festa daneze çmendet nën thirrjet e mbështetësve të tyre. Protagonist i festimeve ishte sulmuesi i ri i Manchester United, Rasmus Winther Hojlund. 20-vjeçari tregoi personalitet të madh duke nisur këngët që pasoheshin nga ultrasit dhe duke bërë një premtim pas të cilit tifozët po ëndërrojnë: "Ju kam dëgjuar duke kënduar gjatë gjithë kohës dhe pasioni juaj është gjithçka në futboll. Ne do të shkojmë te ai Europian i q*rë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI