Flash

Dëme të natyrës profesionale e të imazhit: Bonucci hap çështje kundër Juventus

Lapsi.al 12 September 2023
Dëme të natyrës profesionale e të imazhit: Bonucci hap

Historia mes ish-kapitenit Leonardo Bonucci dhe Juventus do të përfundojë në gjykatë. Mbrojtësi, i cili u transferua te Union Berlin në orët e fundit të afatit të merkatos, pasi u la jashtë projektit nga klubi, ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj torinezëve. Bonucci procedon kështu në vijim të veprimeve ligjore të parashikuara në marrëveshjen kolektive. “Dëme të natyrës profesionale dhe të imazhit” është motivi për kërkesën e dëmshpërblimit financiar.

Pas shumë triumfeve të përbashkëta, rrugët e mbrojtësit Bonucci dhe Juventus do të kryqëzohen sërish. Jo në fushë, por me letra të stampuara dhe kërkesa për dëmshpërblim. Këto janë motivet e paraqitura në Gjykatë nga mbrojtësi dhe avokatët e tij.

Lexo më tej: Bonucci në Champions me Union Berlin, Juventus do ta shohë nga ekrani: "Do t'i përshëndes tifozët"

Ish-mbrojtësi i Juventus kundërshton mungesën e kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes të vëna në dispozicion nga Juventus gjatë presezonit. E gjitha në kohën kur ata vendosën të ndaheshin nga lojtari, që nuk mund të stërvitej më me pjesën tjetër të grupit ose të frekuentonte të njëjtat hapësira. Një situatë e cila, siç pretendojnë avokatët e Leonardo Bonucci, i ka shkaktuar sportistit dëme profesionale dhe imazhi.

SHUMË E PËRFITUAR DO TË DHUROHET

Një betejë parimore dhe jo ekonomike ajo që Bonucci vendosi të ndërmerrte kundër Juventus. Mbrojtësi u ndje i braktisur, pasi u përjashtua edhe nga lista e lojtarëve të thirrur për Serie A. Në lidhje me këtë, vetë lojtari saktësoi se çdo shumë që do të përfitohet nga kjo cështje si kompensim financiar do t'i dhurohet Neuroland. Bëhet fjalë për një shoqatë që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve Regina Margherita në Torino dhe Live Onlus, e cila nëpërmjet të ardhurave nga ankandet e materialeve që u përkasin sportistëve të profilit të lartë, blen dhe dhuron defibrilatorë për t'iu ndarë klubeve sportive, shkollave dhe bashkive.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI